Bundesliga Robbery dergon Bajernin ne vendin e pare
Riberi dhe Roben shenuan nga dy gola Dy Borusiat barazojne 1-1
Bajerni i Mynihut rikthehet ne krye te klasifikimit. Pas dy humbjeve radhazi skuadra e Hejnkesit arriti qe te fitonte dje perballe Verder Bremenit qe para kesaj sfide ishin vetem dy pike larg bavarezeve. Keto te fundit duke perfituar edhe nga barazimi i dy Borusiave Mynshegladbahu dhe Dortmundi u ndane ne 1-1 kane marre serish vendin e pare. Ne Allianz Arena gjithcka i zgjidh nga dyshja Riberi ndash Roben.
Robbery shkaterron Verderin ne 15
Bajerni e nisi mjaft mire ndeshjen duke e marre menjehere iniciativen. Bavarezet arriten qe brenda 30 minutave te para te takimit te kalonin ne avantazh kur Riberi pas nje harkimi te marre nga Alaba u fyt ne qender te mbrojtes se Verderit dhe befasoi portierin me nje goditje nga jashte zones. Pas ketij goli Verderi nuk reagoi dhe per pak sa nuk pesoi te dytin ne minutat ne vazhdim. Por ne pjesen e dyte gjithcka ndryshoi. Jeshilet e Shaftit perfituan nga menyra se si nisi lojen Bajerni qe nuk mundi te te shenonte edhe golin e dyte. Keshtu ne minuten e 52-te ishte Rozemberg qa finalizoi nje kundersulm perfekt te ekipi mik qe gjeti keshtu barazimin. Pas ketij episodi tekniku i Bajernit vendos qe te luaje Asin nen menge. Fushen e lojes e le Alaba qe del per ti hapur vend Arjen Robenit qe ne minuten e 61-te i nderron fytyren Bajernit qe deri ne ato caste luante vetem me Riberine me i miri ne fushe. kater minuta me pas do te ishte Nojeri ai qe shpetoi Bajernin pasi devijoi ne goditje kendi nje gjuajtje te Marko Marinit. Me pas ne ne te 69 vendasit fituan edhe nje penallti Velf rrezoi brenda zones se rreptesise Mylerin qe i dhuron njembedhjetemetershin Ribenit qe nga ana e vet falenderon duke derguar Bajernin ne 2-1. Pas avantazhit te fituar Bajerni luajti edhe me me shume siguri ne vet vete duke realizuar edhe te tretin. Ne minuten e 77-te ishte serish Frenk Riberi qe i mori kohen Gomezit dhe e dergoi ai topin ne rrjete. Pas ketij dygoleshi francezi nuk u ndal dhe fitoi nje tjeter penallti qe i dhuroi serish Robenit. Holandezi fluturues edhe kesaj radhe nuk gaboi duke mposhtur per te dyten here portierin Mielitz. Pas ketij goli bavarezet thjesht administruan rezultatin. Nderkohe qe miqte perfituan per te marre edhe nje karton te kuq ne minuten e 81-te atehere kur Hant beri nje nderhyrje prej killeri Toni Krosit. Nje tjeter rast i diskutueshem i kesaj ndeshjeje edhe ai qe pa si protagonist Pizarron dhe Badshtuberin. Ky i fundit ne fund te fraksionit te pare mori nje berryl nga peruani qe nuk e vuri re kryesori.
Borusiat ndahen ne paqe
Derbi i djeshem ndermjet dy Borusiave asaj te Mynshegladbahut dhe Dortmuntdit dhuroi emocione te zjarrta per tifozet e pranishem ne Borusia Park. Nje ndeshje e cila perfundoi ne barazim 1-1 por te dyja ekipet kane luftuar dhe dhuruar spektakel deri ne fund te takimit. Nje rezultat i cili i vjen me per shtat te zoteve te shtepise Mynshegladbahut te cilet luajten diten e djeshme pa yllin e tyre Marko Reus i cili ndodhej ne tribune per shkak te demtimit qe ka ne kembe. Nje pjese e pare e cila ka folur me shume por miqte ku sulmuesi i polak i Dortmundit Levandovski ka qene rreziku numer nje per mbrojtjen kundershtare. Ne minuten e 40-te te takimit eshte Dortmundi qe kalon ne avantazh me ane te Levandovskit i cli shfrytezon ne menyre perfekte asistin e talentit Ter Stegen. Me fillimin e pjeses se dyte jane vendasit ata qe kerkojne golin dhe miqte qe rrezikojne me ane te kundersulmeve. Por ne minuten e 72 vjen dhe supergoli i Mike Hanke i cili baraspeshon rezultatin nga nje goditje me te djathten nga 25 metra pas asisit te dhene nga Bobadila. Ndersa ne fund te takimit eshte portieri i Mynshegladbah i cili i mohon golin talentit Mario Getze per te shenuar golin e dyte duke e lene ndeshjen ne nje barazim te drejte 1-1. Tashme te dy ekipet renditen ne vend te dyte dhe te trete pasi froni eshte marre serish nga bavarezet.
Ndeshjet e tjera
Pervec Bajernit te Mynihut i cili ka fituar me rezultatin 4-1 perballe Verderit te gjitha takimet e tjera te Bundesliges jane mbyllur ne barazim. Kajzerslautern-Herta Berlin eshte mbyllur 1-1 po 1-1 ka perfunduar edhe ndeshja ndermjet Frajburgut dhe Hanoverit. Ndersa Volfsburgu ka barazuar ne fushen e tij me rezultatin 2-2 perballe Majncit. Nje pjese e pare mjaft e mire per ujqerit te cilet kaluan ne avantazhin e dy golave por ekipi i Majncit tregoi se nuk ishte e rastesishme fitorja e javes se shkuar ndaj bavarezeve dhe ne pjesen e dyte te takimit kane barazuar shifrat ne 2-2.
Roshi 30 minuta ne transferten e veshtire te Shtutgartit
Talenti shqiptar Odise Roshi ka luajtur per 30 minuta ndaj Shtutgartit. Edhe takimi i mbremjes ndermjet Shtutgartit dhe Kelnit eshte mbyllur ne barazim 2-2. Jane miqte ata te cilet kane kaluar te paret ne avantazh me ane te sulmuesit te Kombetares Gjermane Lukas Podoloski i cili ka gjuajtur ne menyre te sakte 11-metershin. Por brenda pak minutash dopieta e Gentner i ka dhene avantazhin vendasve 2-1 eshte mbyllur pjesa e pare e takimit. Ne pjesen e dyte te ndeshjes trajneri i Hertes ka hedhur ne fushe edhe mesfushorin shqiptar me tipare sulmuese Odise Roshin i cili i ka dhene frymemarrje ekipit te tij gjate 30 minutave. Do te duhej fundi i ndeshjes per te ardhur edhe goli i barazimit per skuadren e Kelnit ku edhe kete here eshte serish Podolski i cili vazhdo te kaloje nje forme mjaft te mire tek Keln.
Renditja
1. Bajern Mynih 31
2. Borusia Dortmund 30
3. Borusia Mynshegladbah 30
4. Verder Bremen 26
5. Shalke 25
6. Bajer Leverkusen 25
7. Shtutgart 22
8. Hanover 21
9. Herta Berlin 19
10. Hofenhajm 18
11. Keln 17
12. Volfsburg 17
13. Majnc 16
14. Nuremberg 15
15. Hamburg 14
16. Kajzerslautern 14
17. Frajburg 13
18. Augsburg 11