Bora ‘gjunjëzon’ veriun. Ministria e Brendshme: Vazhdojnë operacionet
TIRANE-Kanë kaluar 12 ditë dhe në vend vijojnë problemet nga moti i keq kryesisht në zonat veriore të vendit. Harta e situatës problematike u zgjerua dhe në juglindje. Shume e veshtire te jepet ndihma me ushqime apo ajo mjekesore, te gjitha rruget rurale dhe shume nacionale rezultojne te bllokuara ndersa stuhite e bores veshtiresojne nderhyrjen nga ajri. Banoret i vijne ne ndihme njeri-tjetrit.
Edhe sot e vështirë situata paraqitet në Puke, Dibër, Kukës ku bora po mban të bllokuara të gjitha komunat e zonave ndersa vazhdojne stuhite e bores. Vazhdimi i reshjeve te bores po e përkeqëson gjithnjë e më tepër situatën, ndërsa nga pushteti vendor dhe forcat e policisë u kërkohet banorëve të shmangin lëvizjet deri në rihapjen e akseve rrugore. Kjo edhe për faktin se ende rreziku i rënies së orteqeve është i madh.
Situata sot Kukës
Në Kukës vijojnë ende reshje bore, por me intensitet më të ulët. TVNews24 njofton se frikë orteqet në zonat e Kukësit janë të shpeshtë ndaj rekomandohet kujdes.
Për shkak të bllokimit total të rrugëve, banorët e kanë patur të vështirë të lidhen më qytetin për furnizim me ushqime dhe ilace.
Një familje në një fshat të Pukës ka patur një emergjencë gjatë natës. Familja Shpata kanë patur gjyshen 80 –vjecare sëmurë. Por, për shkak të pamundësisë së qarkullimit në rrugë automobilistike dhe ajore për shkak të kushteve të vështira atmosferike, asnjë mjek nuk ka hyrë në zonat ku ka patur emergjencat. Janë vetëm banorët që i vijnë në ndihmë njëri-tjetrit.
Trashësia e borës në Kukës ka arritur rreth 3 m.
Puke
Dimri i ashpër që ka mbërthyer prej ditësh veriun e vendit duke shkaktuar probleme të ëmdha tek banorët e këtyre zonave. Puka e izoluar nga bora po vuan mungesën e ujit të pijshëm pasi temperaturat e ulëta kanë shkaktuar ngrica në tubacione.
Zona të tëra në Pukë rezultojnë të bllokuara pasi rrugët hyrëse dhe dalëse nacionale janë tërësisht të bllokuara nga bora.
Në qytet trashësia e borës ka arritur 1m e gjysëm kurse në fshatra rreth 3 metër.
E vështirë po bëhet situata dhe në furnizimin me ushqime. Furrat e bukës në Pukë po ndiejnë mungesën e furnizimit me miell
Dibër
Komuna të tëra në qarkun e Dibrës rezultojnë të bllokuara. Sot paradite në qarkune Dibrës ka nisur borë e shoqëruara me stuhi duke parashikuar një ditë tjetër të vështirë. Banoret kane patur emergjenca te ndryshme, por e pamundur nderhyrja e mjekeve ne zonat e thella malore. Fshatra te tera qe deri dje kishin nderprere komunikimin me qytetin, sot nuk arrijne te lidhes as me tyre.
Rreth mesditës u hap rruga Peshkopi-Tiranë që ishte bllokuar prej orëve të para të mëngjesit për shkak të borës së rënë. Rruga ishte bllokuar në 3 pika, kurse tani njoftohet se kalimi i automjeteve kryhet me vështirësi, por me zinxhirë.
Juglindje
Vështirësi raportohen dhe nga zona e juglindjes së vendit në Korcë e Pogradec ku bora po bie edhe sot me intensitet të madh. Në qarkun e Korçës që prej disa ditësh vijojnë të mbeten të bllokura disa prej komunave, ndërsa dita e shtunë ka zgjeruar edhe më tej izolimin e tyre.
Sipas Shtabit të Emergjencave Civile pranë Prefekturës së Korçës, komuna e Çlirimit në rrethin e Kolonjës dhe komuna e Lekasit në rrethin e Korçës, të cilat u izoluan disa ditë më parë, vijojnë të mbeten të bllokuara pa asnjë mundësi qarkullimi për automjetet dhe njerëzit. Natën e së shtunës u bllokua edhe komuna e Trebinjës në rrethin e Pogradecit dhe Komuna e Liqenasit në rrethin e Korçës.
Vështirësi të shumta paraqet Qafa e Thanës, veçanërisht për mjetet e rënda, ndërsa është bërë e pakalueshme rruga nga Kapshtica në drejtim të Kozanit në Greqi.
Të bllokuara pikat turistike
Ndërkohë mbetet e bllokuar rruga, që lidh Boboshticën me pikën turistike të Dardhës dhe rruga që lidh Korçën me pikën turistike të Moravës. Probleme paraqesin edhe segmentet rrugore Sovjan- Petrushë, Korçë-Ersekë dhe Korçë- Lozhan, ku edhe pse në këto akse, qarkullimi mund të kryhet me zinxhirë, segmente të caktuara të tyre paraqesin vështirësi serioze, pasi rruga mbulohet vazhdimisht nga dëbora, që sjellin erërat e vrullshme. Në disa zona si në fshatrat e komunës Dardhas, në fshatrat e rrethit Kolonjë, në fshatrat e komunës Progër dhe në komunën e Mirasit në rrethin e Devollit ka patur ndërprerje të energjisë elektrike në disa zona.
Gjatë natës të së shtunës ndërprerje të energjisë elektrike pati edhe në qytetin e Korçës dhe në atë të Pogradecit.
Por sipas parashikimit të motit kjo gjendje do të zgjasë. Pritet që edhe në ditët në vijim qarkullimi i automjeteve të mbetet problematik.
Situata që po vijon prej ditësh ka shkaktuar emergjenca në shëndet dhe ushqime. Qeveria aktualisht ka ngritur shtab emergjence dhe po operon me ndihma ushqimore nga toka dhe ajri.
BORA I BLLOKOI, VDES NJË PREJ KUSHËRINJVE
Për rreth 30 orë kanë qëndruar në një bunker të kohës së Enverit për t’i shpëtuar vdekjes nga i ftohti dhe sulmit të kafshëve të egra. Kushërinjtë Isa dhe Myrteza Qarri nga rrethi i Hasit u gjetën mbrëmë nga të afërm dhe bashkëfshatarë të tyre pa ndjenja në bunker, gjysmë të ngrirë. Vetëm pas rreth 40 orësh në mal, mes dëborës dhe lukunisë së ujqërve, ata u transportuan për në spitalin e qytetit të Krumës. Burime zyrtare nga Prefektura e Kukësit bëjnë me dije se për shpëtimin e dy kushërinjve, përkatësisht 45 dhe 35 vjeç u mobilizuan 60 burrat më të fuqishëm të zonës. Vetëm pak minuta pas mbërritjes në spitalin e qytetit të Krumës, Isa Qarri ka ndërruar jetë, ndërsa kushëriri i tij ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Ata kishin udhëtuar drejt malit Oplas për të vendosur një antenë interneti. (shkeputur nga Gazeta Shqiptare).
Berisha ne Kukes
Gjendja emergjente ka ngritur shtetin në këmbë. Një ditë më parë ishin ministrat Petrit Vasili dhe Arben Imami që vizituan zonat veriore, kurse sot udhëtoi drejt Kukësit kryeministri Sali Berisha se bashku me 5 ministra.
Kryeministri Sali Berisha shprehu sot nga Kukësi angazhimin total të qeverisë për situatën e vështirë të krijuar nga moti i keq, me reshje dëborë, në zonën veriore, verilindore dhe atë juglindore.
Në mbledhjen e Komitetit Ndërministror të Emergjencës, të zhvilluar në Prefekturën e Kukësit, Berisha tha se "ka kohë që reshje në sasi të tilla nuk janë parë edhe në këtë zonë. Pasojat e këtyre reshjeve, që janë të vazhdueshme kanë krijuar vështirësi për banorët e zonës veriore, verilindore dhe juglindore. Është një dimër ndër më të mëdhenjtë dhe me agresivitet të madh, që ka përfshirë dhe Evropën".
Duke u ndalur tek problemet e krijuara në zonë, Berisha tha se "në Shqipëri janë krijuar probleme veçanërisht nga dita e djeshme. Dëbora ka bllokuar rrugët, ka humbur jetën dhe një shtetas si pasojë e ngricave".
Kryeministri Berisha theksoi që "është situata që qeveria të shpallë gjendjen e emergjencës civile, pasi për eleminimin e pasojave duhen mjete më të mëdha".
Berisha kërkoi gjithashtu që në çdo moment helikopterët të jenë në gatishmëri të plotë, nga ushtria që të merret rol kryesor dhe repartet e saj të vendosen në zonat më problematike.
"Në çdo moment skuadra e helikopterëve duhet të jetë në gatishmëri të plotë. Të gjitha furnizimet duhet të jenë të paketuara dhe të gatshme. Duhet të shfrytëzojmë çdo dritare të mundshme kohe. Ushtria, pas shpalljes së gjendjes së emergjencës, duhet të marrë një rol kryesor në përballimin e situatës, në rast se është e nevojshme dhe mund të jenë të nevojshme, reparte dhe njësi të saj të zhvendosen këtu, të sistemohen në shkolla a mjedise të tjera, në mënyrë që të jenë gjithnjë në bashkëpunim të ngushtë me autoritetet e qeverisjes vendore. Po kështu, edhe policia e shtetit".
Kryeministri i shprehu ngushëllime familjes Qarri për humbjen e njeriut të tyre të dashur, ndërsa theksoi se "duhet të bëjmë gjithçka për mbrojtjen e jetës, pasi pasojat e borës kërkojnë angazhimin total të qeverisë".
Berisha kërkoi nga kryetarët e komunave identifikimin e familjeve me rrezik të lartë dhe dhënien e ndihmës së tyre sa më shpejt ndërsa u bëri thirrje qytetarëve për solidaritet për kapërcimin e pasojave të këtij dimri.
Berisha përmendi gjithashtu dhe faktin që një nënë e re nga Kolosjani është transportuar për të lindur. "Është e domosdoshme që qendrat shëndetësore të jenë të parat për furnizim me medikamente dhe të vendoset mami pranë tyre".
Prefekti Elez Maçi bëri një rezume të situates në fillim të takimit, duke theksuar se të gjitha rrugët janë të bllokuara veç autostradës Kukës-Morinë.
Të pranishëm në këtë mbledhje ishin Ministri i Brendshëm Bujar Nishani, Ministri i Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit Sokol Olldashi, Ministri i Shëndetësisë Petrit Vasili, Ministri i Arsimit dhe Shkencës Myqerem Tafaj, Ministri i Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave Fatmir Mediu, Ministri i Mbrojtjes Arben Imami, deputetë të zonës, Prefekti i Kukësit, kryetarë të komunave të këtij qarku dhe përfaqësues të tjerë vendorë.
MINISTRIA E BRENDSHME: NË GATISHMERI, OPERACIONET DO VIJOJNË
Ora 18:05 Zëdhënësi i Minsitrisë së Brendshme nëpërmmjet një konference për mediat ka bërë të ditura operacionet e ndihmë shpëtimit në zonat e bllokuara. Sipas zëdhënësit Fatmir Konja operacionet e ndihmës dhe shpëtimit do të vijojnë në orët dhe ditët në vijim.
"Nëpërmjet angazhimit të 49 borëpastrueseve, 40 fadromave dhe disa mejteve me zinxhirë të ushtrisë, është bërë e mundur mbajtja e hapur për komunikim e të gjitha akseve kombëtare si dhe pjesa kryesore e rrugëve rurale të zonave nën reshjet e dëborës. Ekipi i helikopterëve të Ministrisë së Shëndetësisë ka realizuar 38 fluturime për transportin e qytetarëve me emergjencë shëndetësore në rrethe Tropjë, Malësi e Madhe dhe Kukës. Flota e helikopterëve të forcave të armatosuara ka realizuar 8 misione fluturimi, për furnizmini me mallra ushqimore dhe higjenike në rrethet Librazhd dhe Peshkopi. Monitorimi dhe komunikimi me të gjitha rajonet kryhet nëpërmjet kryetarëve ët Komunave me pikat e kontaktit me cdo shtab prefekture dhe me shtabin qëndror të emergjencave në numrat: 22 33 106, 22 33 090 dhe 069 41 10 198",- theksoi Konja.
(d.b/el.me/BalkanWeb) Lidhje te tjera Ministria e Transporteve raporton për situatën në akse Pukë, 5 persona të bllokuar në aksin Qafë Mali-Bajram Curri Policia: Evitoni qarkullimin, ja akset e bllokuara Rama: Arka e shtetit bosh, qeveria asnjë ndihmë Veriut Tropojë, rritet rreziku nga Orteqet Moti i keq, pezullohet ndarja e ndihmave FOTO: Bora izolon veriun e Shqiperisë VIDEO: Pukë, bora banorët apel për ndihmë: Rezervat ushqimore drejt fundit FOTO: Bora në Veri të vendit, imazhe parë nga lart VIDEO: Berisha në Kukës