Sot gjithë Kosova në zi në nderim të viktimave të ortekut
PRISHTINË- Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga shpalli ditën e sotme (13 shkurt), ditë zie kombëtare, në nderim të viktimave të ortekut që ra në fshatin Restelicë të komunës së Dragashit, ku deri tani kanë humbur jetën 9 qytetarë dhe një është ende në kërkim.
Sipas këtij vendimi qe u dha dje, në të gjitha institucionet shtetërore dhe publike të Republikës së Kosovës, flamuri i Kosovës do të ulet sot në gjysmë shtizë. Gjithashtu, të gjitha veprimtaritë artistike, kulturore dhe sportive, të planifikuara për këtë ditë, do të pezullohen dhe do të shtyhen për një datë të mëvonshme.
Edhe Qeveria e Kosovës i shprehu dje ngushëllimet më të thella familjarëve të viktimave, dhe rithekson gjithë përkushtimin dhe vendosmërinë institucionale për ndihmë dhe shpëtim të qytetarëve, të rrezikuar nga situata e motit të keq.
Qeveria falënderon pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Policinë e Kosovës, zjarrfikësit dhe të gjithë qytetarët për sakrificën që janë duke bërë për t’iu ardhur në ndihmë qytetarëve të Restelicës.
(el.me/BalkanWeb)