Elbasan, 2 aksidente, 3 të vdekur, mes tyre 2 të rinj
Dy aksidente tragjike ndodhën brenda 6 orësh në akset rrugore të qarkut të Elbasanit. Viktimat e aksidenteve janë një 50 vjecar dhe 2 të rinj makina e të cilëve doli nga rruga dhe u shkatërrua plotësisht.
ELBASAN- Dy aksidente tragjike me tre të vdekur ndodhën gjatë orëve të natës në qarkun e Elbasanit.
Aksidenti i parë ndodhi rreth orës 22.30 minuta të së shtunës, në aksin Elbasan- Peqin. Makina tip Honda me targa Tr 52 15 b është përplasur me mjetin me targa LU 73 77 B, drejtuar nga shtetasi Ilirjan Osmani, 50 vjec. Aksidenti ndodhi në vendin e quajtur Paper dhe gjeti vdekjen drejtuesi i automjetit me targa të Lushnjes Ilirjan Osmani.
Aksidenti i dytë ndodhi në aksin Elbasan- Librazhd rreth orës 04.00 të mëngjesit të së dielës. Makina me targa të huaja GF 613IW ka dalë nga rruga në vendin e quajtur Labinot dhe është shkatërryar plotësisht. Në aksident mbetën të vdekur dy të rinj. I. Muzhaqi 19 vjec dhe A. Bicaku 24 vjec të dy nga qyteti i Elbasanit.
(s.g/BalkanWeb)