Vendimi gjykata i jep pafajesi Zaim Tafes

Arsyetimi Nuk ka prova te mjaftueshme. Prokuroria kerkoi denimin me 13 vite burg akuzohet per drogen e kapur ne Kakavije ciftit gjerman
Gjykata shpall te pafajshem te pandehurin Zaim Tafa ndersa nje seance me pare kishte liruar nga masa e sekuestros pronen e tij lokalin Keshtjella ne Patos te Fierit. Gjate arsyetimit trupi gjykues i kryesuar nga gjyqtari Luan Hasani deklaroi se per kete te pandehur nuk kishte prova te mjaftueshme nga akuza qe ta cilesonin fajtor ndersa e shpallen ate te pafajshem per akuzen e Trafikut te lendeve narkotike mbetur ne tentative ne formen e eksportimit. Trupi gjykues nuk i mori aspak parasysh provat e vena ne dispozicion nga akuza prova me te cilat u denuan bashketepandehurit e ketij procesi. I akuzuar per trafik te sasise me te madhe te heroines e kapur ne vendin tone perkatesisht 40 kg heroine prokuroria zbuti akuzen nje seance me pare dhe kerkoi denimin vetem me 13 vite burg. Gjithashtu ajo seance qe me fat per te pandehurin pasi nga gjykata u mor vendimi te hiqet edhe masa e sekuestros per lokalin e tij Keshtjella me argumentin se nuk eshte ndertuar me qellim pastrimin e parave. Edhe nga ana e akuzes u deklarua se nuk ka prova qe te vertetojne se i pandehuri ka perfituar te ardhura nga trafiku i droges. Kjo do te thote qe lokali Keshtjella nuk eshte si rezultat i pastrimit te vepres penale te trafikut te droges dhe per kete shkak duhet ti hiqet sekuestro. Prokuroria riformuloi akuzen nje seance me pare duke e lehtesuar masen e denimit per vepren penale per te cilen akuzohej me pare. Sipas prokurores se ceshtjes i pandehuri duhet te shpallet fajtor per Trafik lendesh narkotike mbetur ne tentative ne formen e eksportimit. Gjate leximit te pretences prokuroria ka kerkuar denimin e Zaim Tafes me 13 vjet heqje lirie si dhe informimin e tij per ndryshimin e akuzes.
Akuza
Prokuroria ka prezantuar nje permbledhje te ngjarjes se arrestimit si dhe ka kerkuar asgjesimin e lendes narkotike. Sipas prokurores deshmite e te bashke te pandehurve ne kete proces gjyqesor jane kontradiktore dhe nuk perputhen me vijen logjike te ngjarjes. Ndersa nje prove tjeter e perdorur nga akuza jane edhe materialet e sekuestruara si dhe deshmia e vete te pandehurit. Sipas prokurores i pandehuri Tafa ka bashkepunuar me kater te pandehurit e tjere te cilet i ka pritur ne lokalin e tij. Pas mbledhjes se gjithe provave kerkoj shpalljen fajtor te te pandehurit Zaim Tafa per akuzen e trafikut te lendeve narkotike ne formen e ekspertimit kryer ne bashkepunim dhe mbetur ne tentative. Kerkoj qe ndaj tij gjykata te caktoje masen e denimit me 13 vjet heqje lirie - eshte shprehur prokuroria. I pandehuri Tafa eshte i vetmi nga grupi i arrestuar qe eshte hetuar dhe po gjykohet ne gjendje te lire pas vendimit te Gjykates se Larte qe e liroi ate. Me pare nga kjo gjykate por nje tjeter trup gjykues jane denuar edhe kater personat e tjere te arrestuar per drogen e kapur perkatesisht me 49 vite burg per tre shtetas gjermane dhe nje shqiptar.