E Diel, 1 Nëntor 2026

Vendimi i GJND-seJeremic: Do eanalizojmë me kujdes

BEOGRAD- Vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për pavarësinë e Kosovës do të jetë një “tekst i gjatë dhe i përpunuar” i cili do të duhet të “analizohet me kujdes” përpara se të arrihet në konkluzione. Ka deklaruar sot ministri i Jashtëm serb Vuk Jeremic ndërsa vazhdon të rritet tensioni kur afron ora që Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë do të japë vendimin në orën 15.00
“Nuk duhet të bëjmë konkluzione të shpejta përpara duhet ta analizojmë me kujdes” ka thënë ministri për agjencinë e lajmeve Tanjug.
Mendimi i Gjykatës nuk është e detyrueshme. “Presim që mendimi të jetë në përputhje me të drejtën ndërkombëtare i cili është krejtësisht i qartë sa i përket pavarësisë dhe integritetit territorial të vendeve”- ka thënë Jeremic duke shtuar se “nëse Gjykata do të mbështesë ndarjen e Kosovës atëherë “asnjë kufi në botë dhe në rajon nuk do të jetë i sigurtë”.
Shefi i diplomacisë serbe ka konfirmuar se fjala e fundit i takon Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së e cila në shtator duhet të konfirmojë mendimin e gjykatës dhe të nxjerrë konkluzionet politike për të dy palët e interesuara.
(ANSA/balkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›