E Diel, 1 Nëntor 2026

Aksident në Lezhë-Lacvdes polici i burgutplagosen 2 kolegë të tij

LEZHE- Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur rreth orës 16:00 të pasdites së sotme në aksin rrugor Lezhë -Lac.

Tre policisë të burgut të Shënkollit që ndodheshin në një automjet tip benz janë përplasur me një automjet tjetër tip fuoristradë duke mbetur të plagosur rëndë. Njëri prej të cilëve u nis me urgjence drejt Spitalit Ushtarak të Tiranës por humbi jetën gjatë transportimit si shkak i plagëve të marra.

Viktima quhet Ilir Trota dhe bashkë me kolegët e tij, sapo kishin mbyllur orarin zyrtar të punës në burgun e Shënkollit dhe po niseshin drejt banesave të tyre pranë Kukësit.

Dy policët e tjerë të plagosur emrat e të cilëve nuk bëhen të ditur janë shtruar në spitalin e Lezhës ku po marrin mjekimin e nevojshëm nga bluzat e bardha. Policia ndërkohë ka shoqëruar drejtuesin e mjetit tip fuoristradë, ndërsa mbetet ende i paqartë shkaku i aksidentit.
(e.n/news24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›