E Shtunë, 31 Tetor 2026

Eagle Mobile projektsensibilizues për uljene numrit të aksidenteve

TIRANë- Duke marrë shkas nga aksidentet e shumta të ndodhura gjatë sezonit veror kompania Eagle Mobile, u bën apel të gjithë drejtuesve të automjeteve që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor. Në kuadër të këtij projekti Eagle Mobile është partneri më i ri i koalicionit shqiptar për sigurinë rrugore.

Ky koalicion është bashkim i 10 organizatave kombëtare dhe ndërkombëtare me bashkëpunëtorë të sektorit privat. Ky projekt i ndërmarrë nga Eagle Mobile do të vazhdojë përgjatë gjithë muajve të verës. Apeli i Eagle Mobile i është dërguar gjithashtu të gjithë abonentëve të kësaj kompanie, e cila deri më tani numëron rreth 700 000, ku i fton ata të drejtojnë automjetin me përgjegjësi, në mënyrë që të mos përbëjnë rrezik për veten apo për të tjerët.
(m.a/News247BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›