E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vendimi i Gjykates

Gjykata Kushtetuese ka publikuar te marten vendimin e saj ne lidhje me Rastin e Presidentit Fatmir Sejdiu. Ne aktgjykimin 13 faqesh Gjykata peshkruan rrejdhen e procesit nga paraqitja e kerkeses argumentet e Ekipit te Presidentit e deri te vendimi i saj i 22 shtatorit.

Argumentet kryesore te ekipit te Presidentit kane qene se ai nuk po e shkel Kushtetuten pasi qe nuk e ushtron funksionin e Kryetarit te LDKse. Po ashtu avokatet e Fatmir Sejdiut kane tentuar te argumentojne se kerkesa e deputeteve eshte degraduar per shkak se disa deputete i kane terhequr nenshkrimet e tyre.

Keto argumente jane hedhur poshte nga Gjykata.

Ne realitet qe te dy edhe LDKja edhe Presidenti mund te perfitojne nga acociimi me njera-tjetren. Presidenti mund te jete ne gjendje te shkrije ushtrimin e tij te detyrave vetem nese dhe kur largohet nga detyra e Presidentit te Kosoves. Partia mund te kerkoje avancim politik duke pasur lidhje me nje oficer/zyrtar te fuqishem kushtetues Presidentin e Republikes se Kosoves. Marredhenia simbolike qendron midis Presidentit dhe partise se tij edhe sot e kesaj dite. Keshtu pra ata perdorin ose shfrytezojne njeri-tjetrin duke lejuar kete lidhje acociimi publik qe te vazhdoje. Ky term te perdorim ose te shfrytezojme eshte nga perkufizimet per ushtrim/ushtroj qe Presidenti ofron ne pergjigjen e tij shkruan ne aktgjykim.

Me qellim qe te konsiderojme nese kjo eshte vetem nje shkelje teknike e Kushtetutes ose shkelje serioze Gjykata duhet te vleresoje ndikimin e vendimit te Presidentit mbi besueshmerine e publikut ne zyren e Presidentit te Republikes se Kosoves. Duke pasur parasysh kompetencat e konsiderueshme te dhena ne baze te Kushtetutes eshte e arsyeshme qe publiku te presupozoje se Presidenti i tyre qe perfaqeson unitetin e popullit dhe jo nje fragment ose interes politik partiak do te perfaqesoje te gjithe ata. Cdo qytetar i Republikes gezon te drejten qe te sigurohet nga paanshmeria integriteti dhe pavaresia e Presidentit. Kjo per me teper kur ai ushtron zgjedhje politike si kur zgjedh kandidate konkurrente nga koalicione te mundshme per tu zgjedhur Kryeminister thuhet me tej ne aktgjykim.

Per keto shkaqe Gjykata Kushtetuese vendos.

Opinioni i Gjykates eshte se kjo nuk mund te ndodhe kur Presidenti ende mban post shume te larte ne nje nga partite politike me te njohura ne vend dhe arrin ne perfundimin se Presidenti ka kryer shkelje serioze te Kushtetutes sipas Nenit 88.2 te Kushtetutes duke vazhduar te lejoje vetveten te figuroje i regjistruar si Kryetar i LDKse shkruan ne aktgjykim.

Ka shkelje serioze te Kushtetuytes se Kosoves respektivisht te Nenit 88.2 te Kushtetutes nga Shkelqesia e Tij z. Fatmir Sejdiu duke mbajtur njekohesisht postin e Presidentit te Republikes se Kosoves si dhe postin e Kryetarit te partise politike - Lidhja Demokratike e Kosoves.

Po ashtu Gjykata vendos se gjyqtaret Almiro Rodrigues dhe Snezhana Botusharova deklaruan se do te leshojne opinione mospajtuese te cilat do te publikohen nga Gjykata ne kohen e duhur.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›