PS: Pasuria e Priftitaferë korruptiveIna Rama ta hetojë
TIRANE-Partia Socialistë kërkoi sot që Prokuroria të nisë hetimet për pasurinë e Ministrit të Energjitikës, Dritan Prifti. Deputetja Olta Xhacka deklaroi sot në një prononcim për shtyp se pasuria e Ministrit Prifti që kap vlerat e 1.8 milionë eurove është e dyshimtë dhe se do të ishte e pafalashme nga ana e prokurorisë të mos niste hetimet rreth kësaj cështje.
“Ky ishte mandati i artë i Ministrit Prifti. I bëj apel kryeprokurores të thyejë heshtjen dhe të fillojë zbardhjen e kësaj cështje. Pasuria e Priftit është aferë e pastër korruptive”, deklaroi Xhacka.
PS ka ditë që kërkon sqarime për pasurinë milionere të Ministrit Prifti. Edhe dje, nëpërmjet një deklarate për shtyp, Partia Socialiste përsëriti kërkesën që Ministri i Ekonomisë të sqarojë sesi funksionon pasurimi në pak kohë i emëruar si Ministër.
Edhe TVNews24 hetoi deklarimet e Ministrit Prifti dhënë për Inspektoriatin e Lartë të Deklarimit dhe Verifikimit të Pasurisë ku zbuloi se Ministri Prifti ka nisur një aktivitet me një borxh prej 30 mije eurosh në vitin 2007 dhe nga shitja e aksioneve në këtë kompani ka perfituar shumën në vlerën 1.5 mln euro në vitin 2009.
Sot Gazeta Shqiptare publikon një intervistë të Ministrit Prifti ku ai rrëfen mënyrën sesi ka përfituar paratë.
Ministri sqaron me detaje dhe njëkohësisht thekson se personalisht nuk ka fshehur asgjë, pasi ai vetë e ka bërë të ditur shumën në deklarimin zyrtar të pasurive dhe se për cdo veprim ka vepruar brenda normave ligjore që i lejon shteti.
(d.b/BalkanWeb) Lidhje te tjera Pasuria e ministrit, Dritan Prifti, deklaratat pranë ILDKP-së