Franca kundër veshjes së perçes në publik

Franca pritet të ndalojë veshjen në publik të perçes. Komisioni parlametar i studimeve ka rekomanduar që gratë myslymane nuk duhen lejuar të veshin perçe në ambjentet publike si në shkolla, spitale apo transportin publik. Komisioni ka rekomanduar që gjithkush që shfaq shënja të asaj që e cilësonte si "praktika fetare radikale", u duhet refuzuar karta e banimit dhe e drejta e qytetarisë në Francë. Raporti thekson se tu kërkosh grave të mbulojnë fytyrën bie ndesh me parimet republikane franceze të sekularizmit dhe barazisë.