Fakultetet ne Kukes nuk ka ambiente per studentet e rinj
Problemi i mungesës së ambienteve mbetet permanent në filialin e Universitetit të Tiranës në Kukës përballë kërkesave në rritje për të ndjekur studimet e larta në këtë institucion arsimor edhe nga studentë nga Kosova. Drejtori i këtij filiali Mexhit Hajdari bën të ditur se është në negociata me institucionet vendore për zgjidhjen e kësaj mungese qoftë me përshtatje ambjentesh qoftë me ngritjen e godinave të reja.
“Problemi është mjaftueshmëria e mjedisit të mësimit. Edhe këtë vit akademik që po mbyllim mësimi është zhvilluar me dy turne, që nga ora 8:00 e mëngjesit deri në orën 20:00 të darkës. Në këto kushte është vështirë të hapim degë të reja apo të pranojmë numër të ri studentësh në qoftëse nuk merren masa për shtim të mjediseve mësimore”- thotë Hajdari.
Gjithashtu po shqyrtohen të gjitha mundësitë për hapjen e programit master për të gjithë studentët që plotësojnë kriteret e vendosura. Filiali i Universitetit të Tiranës në Kukës ka tre degë studimi, ekonomik, infermieri dhe gjuhë e huaja dhe synohet që vitin e ardhshëm akademik të çelen dhe degë të tjera që aktualisht janë shumë të kërkuara nga ana e studentëve.
Flutura Tota