Rrezikohet ullishtja. Ndertimet pengojne zjarrfikesit
Zjarret e qëllimshme në zonat kodrinore dhe ullishtet për të përfituar hapsira kullotash mbeten një problem për repartin zjarrfikës të Fierit në periudhën e verës për shkak të terrenit te thyer. Gjithashtu edhe pse stafi prej 78 punonjësish i këtij reparti është i mjaftueshëm rastet e zjarreve në qytet nuk janë lehtë të administrueshëm për shkak të ndërtimeve pa kriter që bëjnë të pamundur depërtimin e zjarrfikseve.
“Në shumë pjesë të zonave urbane është e pamundur futja e zjarrfikëseve në raste zjarri apo në raste shpëtimi. Ne kemi konsideruar edhe si detyrë të institucionit të prefektit për zbatueshmërinë e ligjeve, të ligjit të urbanistikës dhe kemi kërkuar me këmbëngulje që në momentin e dorëzimit të objekteve dhe vënien në shfrytëzim të tyre patjetër duhet të jenë të pranishëm specialistët e efektivave të repartit zjarrfikës në mënyrë që të plotësohen të gjitha kushtet teknike për funksionin e objektit”- thotë drejtuesi i repartit zjarrfikës, Xhevat Mernica.
Verën e kaluar pati një numër të madh zjarresh kryesisht në ullishte, prandaj këtë vit me masat e shtuara të marra pritet që rastet e zjarreve të jenë të izoluara.
Aleksandër Nushi