Shtohen kontrollet kufitare
Nga Express më 04 qershor 2011 në ora 19:49
Për shkak të temperaturave të larta është rritur kontrolli i mallrave ushqimore, veçanërisht të mallrave që futen në Shqipëri nga Kosova, siç thuhet, për parandalimin e hyrjes së mallrave të skaduara në tregun shqiptar dhe mbrojtjen e konsumatorit.
Sipas shtypit të Tiranës, “kontrolli veterinar, fitosanitar dhe ushqimor është i pandërprerë gjatë 24 orëve në doganën e Morinës”.
“Në këtë pikë doganore është përqendruar lëvizja e mallrave për qëllime tregtie mes Shqipërisë e Kosovës", thotë drejtori i Drejtorisë Rajonale të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, Bilbil Myftari.
Pavarësisht luhatjes së çmimeve edhe në tregun kosovar, fluksi i lëvizjes së mallrave ushqimore nga njëri vend në tjetrin në këtë periudhë ka tendencë rritjeje.