Kunder shkurtimeve buxhetore ashpersohet protesta ne Greqi

Të izolojnë përmes një zinxhiri njerëzor parlamentin në Athinë është qëllimi i manifestuesve që janë mbledhur që në orët e para të mëngjesit në sheshin para parlamentit. Mijëra aktivistë dhe sindikalistë janë betuar se të bllokojnë qasjen në asamblenë legjislative para se deputetët të fillojnë diskutimet në nivelin e komiteteve për çështjen e shkurtimeve buxhetore. Masat e sigurisë përreth godinës janë ekstreme e forcat e sigurisë të thirrura dhe nga pjesë të tjera të vendit mbi 1500. Që në orët e para të mëngjesit protestuesit tentuan të hiqnin me forcë barrikadat metalike të vendosura paraprakisht si masë sigurie.
Edhe sot sic ka ndodhur rëndom prej muajsh tashmë protestuesit kundërshtojnë një zëri planet e qeverisë që përballet me falimentimin shtetëror e kërkojnë që kriza të mos paguhet nga klasat sociale më të dobta.
Sfida e re me të cilën përballet kryeministri Jorgo Papandreu, në bazë dhe të kërkesave të FMN e BE është cilësuar nga analistët si terapi shoku; shkurtime për 28 miliardë euro në katër vjet çka do të çonte në pushimin nga puna të 750.000 nëpunësve publikë. Një plan i tillë ka krijuar çarje dhe brenda maxhoracës socialiste. Një deputet i maxhorancës dha dorëheqjen në parlament duke e spjeguar si një kundërshtim të ndërgjegjes distancimin nga grupi.
Ndërkohë vendet e zonës euro të mbledhur në Bruksel kanë vështirësi për të hartuar një tjetër plan veprimi për Greqinë që sipas të dhënave është gati të kërkojë një ndihme tjetër prej 120 miliardë eurosh. Azhornuar së fundi ( e mërkurë , 15 qershor 2011 )