ILDKP Pasuria e deklaruar nga Rama e vertete pa shtepi dhe 3 mije euro ne banke

gtgt Gjobiten 12 deputete dhe zyrtare
Tirane 2 nentor NOA Update - Inspektorati i Larte i Deklarimit dhe Kontrollit te Pasurive ILDKP ndersa ka perfunduar kontrollin e plote per mbi 200 zyrtare te zgjedhur me short mes tyre ka analizuar edhe ate te pasurise se kryetarit te Bashkise se Tiranes njekohesisht kryetar i selise roze Edi Rama per te cilen ka pohuar se eshte konfrom deklarates se dorezuar prej tij para ketij institucioni.
Subjekti Edi Rama me funksion kryetar i Bashkise Tirane ne perfundim te procedurave investiguese rezulton se ka perputhje mes vete-deklarimit nga ana e subjektit dhe te dhenave te marra nga ILDKP ne te gjithe regjistrat publike dhe private citon deklarata e ILDKP-se lidhur me pasurine e Edi Rames.
Ne kete menyre Inspektorati i Larte i Deklarimit dhe Kontrollit te Pasurive pranon qe kryebashkiaku nuk na paska shtepi ku te banoje dhe vetem 3 mije euro llogari bankare e gjitha si shume e vetme e kurimeve nga paga e tij.
Te mos harrojme se deklarata e pasurise e dorezuar nga Edi Rama per kete vit prane ILDKP-se u cilesua si ajo e politikanit me te varfer ne vend te pakten per nga te dhenat qe ajo permbante brenda saj.
Keshtu Edi Rama ne deklaraten e tij te pasurise per vitin 2009 deklaroi te ardhurat nga paga vjetore 1850807 leke dhe se figuronte si i pastrehe.
E duket se per nje gje te tille edhe vete ILDKP e ka perkrahur pa e vene ne dyshim vertetesine e saj.
Nga ana tjeter edhe ne lidhje me akuzat e mazhorances se ai ka perfituar nga ryshfetet ne te ashtuquajturin skandali me Tan Lepurin ILDKP nuk e ngarkoi me anje fajesi Ramen.
Gjate veprimeve kontrolluese Inspektorati i Larte ka kerkuar informacion nga Bashkia Tirane per marredhenie qe mund te kishte krijuar shtetasi Dritan Avllaj me kete institucion dhe nga pergjigja zyrtare rezulton se ky shtetas per te cilin ka pasur diskutime ne media se ka lidhje interesash private me subjektin Edi Rama nuk ka lidhur kontrata dhe nuk ka perfituar fonde publike nga Bashkia Tirane perfundon deklarata e Inspektoratit te Larte per Deklarimin dhe Kontrollin e Pasurive.
n.e/NOA