E Diel, 1 Nëntor 2026

Ministria e Jashtme: Hillari Klinton viziton Tiranën gjysmën e dytë të këtij viti

Share

Ministria e Jashtme bën me dije se Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillari Klinton, do të vizitojë Tiranën sivjet. Sipas MPJ, lajmi i është konfirmuar ministrit të Jashtëm, Edmond Haxhinasto, gjatë një takimi në Bruksel. Haxhinasto po merr pjesë në Takimin e Përbashkët të Ministrave të Punëve të Jashtme dhe të Mbrojtjes të vendeve anëtare të NATO-s.

Takimi i Ministrave të Punëve të Jashtme të NATO-s dhe atyre të Mbrojtjes, mbahet përpara Samitit të Krerëve të Shteteve dhe Qeverive të Aleancës, që do të zhvillohet në Çikago, më 20-21 maj 2012.

Mbajtja e një takimi të tillë ka hyrë në praktikën e punës të Aleancës që prej Samitit të Lisbonës (19-20/11/2010), përpara të cilit u zhvillua një takim i kësaj natyre.

Takimi i Ministrave të Jashtëm dhe të Mbrojtjes, ka për qëllim përgatitjen e çështjeve kryesore si: Afganistani; Paketa e Mbrojtjes; Partneritetet që do të diskutohen gjatë Samitit të Çikagos, dhe në këtë kontekst pritet ti shtjellojë më tej këto çështje me rëndësi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›