E Shtunë, 31 Tetor 2026

Edi Rama: Të kursesh sot në dëm të cilësisë, do të thotë të paguash 100-fish mot

Share

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, ka reaguar pas deklaratës së selisë blu se atij i preken interesat me tenderin e interkonjeksionit.

Shpifja e pasdrekes: Ramesë i janë prishur planet nga bllokimi i linjës 400kv! Fakti është se plani i është prishur kombit tonë nga korrupsioni!

Saliu thotë dua të kursej 10 milion USD! Le ti kursejë me projektin megallomaniak të fantazmës së parlamentit të ri, jo me interesin kombëtar!

Dhe e dyta, nuk e ha njeri teorinë e kursimit nga kryeministri që s’po kursen male, kodra, lumenj, bregdet me babëzinë e me injorancën e qeverisë së vet!

Mirëpo Saliu s’ka fare gajle ç’do paguajnë shqiptarët për interesat e tij sot. Kjo është thjesht vazhdë e rrënimit të mëtejshëm.

E se fundi, kryeministri kursimtar që dhe detin e fali me një firme, duhet ta dijë se të kursesh në dëm të cilësisë sot, do të thotë të paguash 100fish mot, tha Rama.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›