E Diel, 1 Nëntor 2026

Vendimi i Qeverisë, "falet"Albpetroli për 95.4 mln euro

Të tjera rreth shkrimit Amerikanët: Vlen 497 mln USD TIRANE- Qeveria shqiptare ka kaluar çdo imagjinatë, me një çmim, të paktën katër herë më të ulët se ai i shpallur më parë, për shitjen e një pasurie kombëtare me vlera të pallogaritshme, si Albpetroli.

Gazeta Shqiptarja.com publikon sot Vendimin e Këshillit të Ministrave, që është marrë qysh më 1 shkurt 2012,  ku tregohet se vlera e aksioneve të kompanisë Albpetrol, që do të dalin në shitje 100% në tenderin ndërkombëtar të privatizimit të saj, është 13.36 miliardë lekë, ose afro 95.4 milionë euro.

 Zbulimi Vendimit, i cili ka hyrë në fuqi menjëherë, bëhet pak ditë pasi pr/ligji për privatizimin e Albpetrol kaloi ne Kuvend vetëm me votat e mazhorancës.

Deri tani, ishte konsideruar, nga ekspertët dhe nga opozita, e ulët, madje, u konsiderua e ulet edhe shifra e përfolur si e llogaritur nga amerikanët-konsulentë të qeverisë, të Patton Boggs-it, që rrotullohej rreth 400-500 milionë dollarëve. Por, me më pak se 100 milionë euro, praktikisht mund të thuhet se qeveria shqiptare e fal këtë ndërmarrje për një copë bukë, duke luajtur me një shpresë të vakët, bllofiste, se do të ketë një konkurrencë të tillë në tender, sa që të sillte rritjen e shifrës.
(Shkrimin e plote mund ta lexoni sot ne gazeten Shqiptarja.com)
(sg/shqiptarja.com)

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›