E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topi: Vendimi i Hagës i rëndësishem për të ardhmen e Kosoves. Urojnë Berisha, Topalli e Rama

Presidenti Bamir Topi menjehere pas rikonfirmimit te legjitimitetit te pavaresise se Kosoves nga Gjykata nderkombetare e Hages i telefonoi homologut te tij kosovar Fatmir Sejdiu. Ai theksoi se ky eshte nje hap i rendesishem ne te ardhmen e shtetit te Kosoves dhe aspiratat e saj integruese.

Po keshtu Kryeministri Sali Berisha, duke e cilësuar si nje vendim historik per Kosoven verdiktin e dhene nga GJND, tha se ai i jep fund pazareve me kufijte ne rajon, ndersa përmendi edhe lobimin e fuqishem te shtetit shqiptar per kete ceshtje.

Kryeparlamentarja Jozefina Topalli nga salla e parlamentit ku deputetet munden ta ndiqnin direkt vendimin e gjykates u shpreh plot ovacione per nje pavarësi te pakthyeshme te Kosoves.

Vendimin e gjykates se Hages per pavaresine e Kosoves e pershendeti edhe lideri socialist Edi Rama. Ai tha se kur flitet për Kosovën dhe për rrugën euroatlantike të kombit shqiptar, ne Shqiperi qeveria e opozita jane te bashkuara.

Gjykata Nderkombetare e Drejtesise ne Hage dha nje opinion këshillimor pas debateve te vazhdueshme mbi shpalljen e njëanshme te pavaresise se Kosoves.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›