Vendimi i plotë i qeverisë për kuotat e pranimeve në vitin e parë
10/06/2011 Zbardhet numri i pranimeve për ccdo degë në Tiranë si dhe për rrethet
Qeveria ka miratuar dy ditë më parë vendimin mbi shpërndarjen e kuotave për universitetet në Shqipëri. “Metropol” publikon sot të plotë të gjithë ndarjen e bërë si dhe përcaktimin në bazë të degëve dhe fakulteteve.
“KUOTAT E PRANIMIT NË INSTITUCIONET PUBLIKE TË ARSIMIT TË LARTË, CIKLI I PARË I STUDIMEVE ME KOHË TË PLOTË, SI EDHE TARIFAT E SHKOLLIMIT PËR VITIN AKADEMIK 2011 - 2012”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë dhe të Neneve 33, 35, 36 dhe 75 të Ligjit Nr. 9741, datë 21.05.2007 "Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë", i ndryshuar, me propozim të Ministrit të Arsimit dhe të Shkencës, Ligjit Nr. 8098, datë 09. 04. 1996 “Për statusin e të verbërit”, Ligjit Nr. 8626, datë 04. 07. 2000 “Për statusin e invalidit paraplegjik dhe tetraplegjik”, i ndryshuar, Ligjin Nr. 7889, datë 14.02.1994 “Për statusin e invalidët”, Ligjit Nr. 7748, datë 29.07.1993 "Për statusin e ish-të dënuarve dhe të përndjekurve politikë nga sistemi komunist", i ndryshuar, Ligjit Nr. 10289, datë 17.06.2010 “Për mënyrën e trajtimit ekonomik e financiar dhe për dhënie ndihme të menjëhershme familjeve të punonjësve të policisë së Shtetit, të Gardës së Republikës, të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm, të Policisë së Mbrojtjes nga Zjarri dhe të Shpëtimit, të Forcave të Armatosura, të Shërbimit Informativ Shtetëror dhe të Policisë së Burgjeve, që humbin jetën në krye apo për shkak të detyrës”, Ligjit Nr. 8153, datë 31.10.1996 “Për statusin e jetimit”, i ndryshuar, me propozim të Ministrit të Arsimit dhe të Shkencës, Këshilli i Ministrave
VENDOSI
1. Kuotat e përgjithshme të pranimit në institucionet publike të arsimit të lartë për vitin akademik 2011 – 2012, në ciklin e parë të studimeve me kohë të plotë, janë 25 183, të e ndara, si më poshtë vijojnë :
a. Kuota e pranimeve të reja për programet e studimit të ciklit të parë 24 583
b. Kuota për program të dytë studimi 200
c. Kuota për transferim studimesh 300
ç. Kuota për shtetasit e huaj 100
2. Kuota e pranimeve të reja, për programet e studimit të ciklit të parë me kohë të plotë, përbëhet nga :
a. Kuotat e pranimit për kandidatët brenda territorit të vendit 23 843
b. Kuotat për shqiptarët nga trojet jashtë kufijve të vendit 700
c. Kuotat për të verbërit (të veçanta) 20
ç. Kuotat për romët (ballkano-egjiptianë) 20
3. Kuotat e pranimit në programet e studimit të ciklit të parë me kohë të plotë, të shkronjës “a” të pikës 2 të këtij vendimi, të ndara sipas programeve të studimit në institucioneve publike të arsimit të lartë, pasqyrohen në kolonën D, të tabelës nr. 1, bashkëlidhur këtij vendimi.
4. Kuotat e pranimit për programet e studimit të ciklit të parë, të shkronjës “b” të pikës 2 të këtij vendimi, ndahen ndërmjet kandidatëve shqiptarë, të trojeve jashtë kufijve të vendit: Kosovë, Maqedoni, Mali i Zi, Preshevë, Bujanovc dhe Medvegjë. Administrimi i këtyre kuotave, për kandidatët nga Republika e Maqedonisë, nga Republika e Malit të Zi dhe nga Prefektura e Preshevës, Bujanovcit dhe Medvegjës, kryhet nga ministritë e arsimit dhe autoritetet përgjegjëse respektive, të cilat sjellin në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës të Republikës së Shqipërisë, listat e kandidatëve fitues. Ministria e Arsimit dhe Shkencës ua përcjell listat institucioneve publike të arsimit të lartë.
Në bazë të marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës për bashkëpunimin në fushën e arsimit dhe shkencës, kandidatët nga Republika e Kosovës aplikojnë direkt në institucionet publike të arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë, në programe të studimit të ciklit të parë me kohë të plotë. Kriteret e vlerësimit dhe të pranimit të tyre në këto programe studimi, përcaktohen nga vetë institucionet publike të arsimit të lartë dhe bëhen të njohura në median e shkruar e elektronike për të gjithë kandidatët e interesuar.
Kuotat e pranimit, të përcaktuara në shkronjën “b” të pikës 2 të këtij vendimi, të ndara sipas programeve të studimit në institucionet publike të arsimit të lartë pasqyrohen, në total për çdo program studimi, në kolonën E, të tabelës nr.1, bashkëlidhur këtij vendimi. Shpërndarja e tyre sipas trojeve bëhet nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, bazuar në listat e kandidatëve fitues të ardhura nga autoritetet përgjegjëse respektive të trojeve.
5. Kuotat e pranimit për të verbërit ndahen për kandidatët me statusin e të verbërit, nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, pasi merret mendimi i Shoqatës Kombëtare të të Verbërve.
6. Kuotat e pranimit për romët ndahen nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, pasi merret mendimi i Shoqatës Kombëtare të Romëve.
7. Kuotat e pranimeve për shtetasit e huaj, që do të studiojnë në institucionet publike të arsimit të lartë të Republikës së Shqipërisë, administrohen nga Ministria e Arsimit dhe e Shkencës. Ato shpërndahen në bazë të marrëveshjeve dy apo shumëpalëshe, si dhe në bazë të kërkesave individuale, të paraqitura në ministri nga persona të interesuar.
8. Tarifat vjetore të shkollimit për studentët që regjistrohen në vitin e parë, në programet e studimit të ciklit të parë me kohë të plotë, të vitit akademik 2011 - 2012, pasqyrohen në kolonën F të tabelës nr.1, bashkëlidhur këtij vendimi.
9. Kandidatët që fitojnë të drejtën për të ndjekur një program studimi të ciklit të parë, në institucionet publike të arsimit të lartë në vitin e ri akademik 2011 – 2012, dhe që vijnë nga këto shtresa sociale si: të verbër/të shurdhër, invalidë, invalidë paraplegjikë dhe tetraplegjikë, jetimët, fëmijët romë, ballkano-egjiptianë, fëmijët nga prindër të dënuar politikë me heqje lirie, fëmijë të policëve e të ushtarakëve të Forcave të Armatosura të rënë ose të plagosur për shkak të detyrës, përjashtohen nga tarifa vjetore e shkollimit.
10. Studenti i nënshtrohet vetëm një tarife vjetore shkollimi. Studenti, i cilësuar në bazë të rregullores së institucionit të arsimit të lartë publik si përsëritës, i nënshtrohet tarifës vjetore të shkollimit të vitit akademik, në të cilin vazhdon studimet.
11. Në çdo program studimi, në ciklin e parë të studimeve me kohë të plotë në vitin akademik 2011 - 2012, 3 (tre) studentët e vitit të parë, me rezultatet më të larta në plotësimin e kritereve të pranimit (pikët e fituara në sistemin meritë - preferencë), në programin e studimit përkatës, përjashtohen nga tarifa vjetore e shkollimit.
12. Kuotat e pranimeve për një program të dytë studimi, të përcaktuara në shkronjën “b”, të pikës 1 të këtij vendimi, si edhe kuotat për transferim studimesh, të përcaktuara në shkronjën “c”, të pikës 1, të këtij vendimi, shpërndahen nga Ministria e Arsimit dhe e Shkencës, mbështetur dhe në kërkesat e institucioneve publike të arsimit të lartë.
13. Transferimet e studentëve, në numrin përkatës të kuotës të përcaktuar nga Ministria e Arsimit dhe e Shkencës, bëhen nga vetë institucionet publike të arsimit të lartë, sipas kritereve të përcaktuara në aktet nënligjore dhe në statutin e rregulloret e tyre.
14. Studentët, që transferojnë studimet nga një program studimi apo nga programe të mëparshme studimi të ciklit të parë, në një program tjetër studimi në institucionet publike të arsimit të lartë i nënshtrohen tarifës së përgjithshme vjetore të shkollimit të programit të studimit përkatës, në të cilin ata kanë kërkuar të transferojnë studimet.
15. Kandidatët që kanë përfunduar me sukses provimet e detyruara dhe ato me zgjedhje të “Maturës Shtetërore” si dhe programin e parë të studimeve me rezultate të shkëlqyera, gëzojnë të drejtën të vijojnë studimet në një program të dytë studimi, brenda numrit të kuotës së përcaktuar nga Ministria e Arsimit dhe e Shkencës, sipas kritereve të përcaktuara nga vetë institucionet publike të arsimit të lartë për pranimet në një program të dytë studimi.
16. Kandidatët që kërkojnë të studiojnë në program të dytë studimi në Universitetin e Arteve, në Universitetin e Sporteve të Tiranës, në programin e studimit të ciklit të parë “Edukim Fizik dhe Sporte” të Universitetit “Luigj Gurakuqi” Shkodër e të Universitetit “Aleksandër Xhuvani” Elbasan dhe në programin e studimit të “Arkitekturës” të Universitetit Politeknik të Tiranës, duhet të plotësojnë edhe kriteret e veçanta (përfshirë këtu konkurset e pranimit) të vendosura nga vetë këto institucione të arsimit të lartë.
17. Studentët, që vijojnë një program të dytë studimi i nënshtrohen tarifës vjetore të shkollimit të njëjtë me koston e plotë të studimeve, të përcaktuar në kolonën G të tabelës nr.1, bashkëlidhur këtij vendimi.
18. Shtetasit e huaj, që vazhdojnë studimet në një program të dytë studimi në institucionet publike të arsimit të lartë, i nënshtrohen së njëjtës tarifë shkollimi, si shtetasit shqiptarë që vazhdojnë studimet në një program të dytë studimi në institucionet publike të arsimit të lartë, me përjashtim të rasteve kur me marrëveshje zyrtare shtetërore, janë vendosur mënyra të tjera të përcaktimit të tarifave të shkollimit.
19. Pranimi i studentëve në institucionet e arsimit të lartë publik, që arrijnë rezultate kaluese në provimet e detyruara dhe ato me zgjedhje të “Maturës Shtetërore”, bëhet vetëm në një raund dhe mbështetet në rezultatet e shkollës së mesme, të maturës shtetërore (Merita) si dhe përzgjedhjes së degëve (Preferenca) të bërë nga vetë kandidati/ja. Kuotat që mbeten të parealizuara nuk rishpërndahen.
20. Ngarkohet Ministria e Arsimit dhe e Shkencës dhe institucionet publike të arsimit të lartë për zbatimin e këtij vendimi.
Ky Vendim hyn në fuqi, pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA