Vendimi ka hapur nje debat publik ne vendin fqinj

Gjykata italiane Jeta e nje shqiptari vlen 10 here me pak se ajo e nje italiani
Jeta e nje shqiptari ka me pak vlere se ajo e nje italiani. Vete mediat italiane kane denoncuar dje vendimin e nje gjykate ne Torino e cila vendosi te demshperbleje prinderit e nje shqiptari i cili humbi jeten ne vendin e tij te punes me nje shume 10 here me pak se cdo te merrte nje familje italiane sipas te njejtit ligj.
Per familjen e tij qe jeton ne kushte te veshtira ekonomike ne Shqiperi shkruan La Republica eshte dhene nje shperblim dhjete here me i ulet se cmund ti jepej nje familjeje italiane.
Vendimi eshte dhene nga Gjykata e Torinos. Ne interpretimin e dhenies se vendimit nga gjykatesja Ombreta Sallveti eshte thene se kompensimi te behet ne baze te vleres qe ka paraja ne ekonomine nga vjen i ndjeri.
Shqiptari vdiq ne vendin e tij te punes si pasoje e mungeses se kushteve te sigurise ndersa gjykata vendosi te kompensoje familjen e tij me vetem 32 mije Euro. Nese punonjesi do te kishte qene italian sipas te njejtit ligj per punetoret qe humbin jeten ne vendin e punes do te demshperblehej me nje shume gati 10 here me te larte 150 deri ne 300 mije euro.
Ky vendim ka bere qe ne Itali te hapet nje debat i madh sepse edhe prania e punetoreve te huaj eshte e larte.
Vendimi eshte kritikuar me force nga nje eksperte e njohur e se drejtes civile ne Itali Sandra Gracis e cili tha se vendimi perben shkelje flagrante te te drejtave te punetoreve te cilat sipas ligjit italian mbrohen pavaresisht shtetesise.
Po te veprohej ne baze te ketij kriteri biznesmenet do te kishin interes te punesonin vetem punetore te vendeve me te varfra qe ne rast aksidenti te paguanin me pak - nenvizoi avokatja Gracis.
Sipas avokates Gracis gjykatesi torinez i eshte referuar nje vendimi te Gjykates se Kasacionit te viti 2000 duke injoruar vendimin e Gjykates Supreme te nje viti me pare ku thuhet se mbrojtja e te drejtave te punetoreve duhet te sigurohet pa ndonje ndryshim ne trajtim per te gjithe personat pavaresisht nga kombesia.