E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kazakistani vendi mes stepes dhe pushtetit te kultit te Nazarbayevit

Kazakistani ka nafte qymyr dhe uranium dhe nje kryeqytet te mbushur me ndertime madheshtore. Presidenti i vendit shpreson qe Kazakistani te shnderrohet ne lider te vendeve te rajonit per sa i perket ekonomise por nderkohe ka ngritur nje kult jashtezakonisht te madh personaliteti dhe nuk eshte shume i mirepritur ne arenen nderkombetare.

Eumlshte nje nga ato mbremjet e buta e pa re te veres ne Astana ku qielli mbi stepe nuk eshte teresisht i erret. Nje tribune eshte ngritur ne Parkun e te dashuruarve ne krah te majte te Ministrise se Gazit dhe Naftes. Artistet me te mire te Kazakistanit jane duke performuar skena historie nomade e vendit dhe tenori italian Andrea Boceli eshte duke kenduar nderkohe qe te ftuarit VIP-a duartrokasin nga kenaqesia. Presidenti rus Medvedev ka udhetuar se bashku me homologun e tij turk Abdulla Gul princin e kurores se Abu Dhabit Mohamed bin Zayed Al Nahyan dhe Mbretin e Jordanise Abdullah. Me ta jane bashkuar edhe kreret e shteteve te Armenise Bjellorusise Kirgistanit Taxhikistanit dhe Ukraines.

Ne krye te te gjitheve ndodhet ai kreu i vendit Presidenti Nursultan Abishuly Nazarbayev. Pas pak oresh ai do te mbushe 70 vjec. Si djali me i madh i nje bariu nga nje zone e thelle e vendit ai ka bere nje rruge goxha te gjate per te mberritur ne bash te vendit. Fillimisht ishte nje punetor celiku dhe me pas u be sekretari i pare i Partise Komuniste te Kazakistanit pak para shperberjes se Bashkimit Sovjetik. Madje thuhet se Presidenti i fundit i Bashkimit Sovjetik Gorbacov kishte ndermend qe ta bente Nazarbayev zevendesin e tij ne detyre. Gjate 20 viteve te fundit ai ka qene Presidenti i vendit te tij.

Eumlshte mbremja e 5 korrikut e ketij viti. Ceremonia e hapjes do te mbahet ne kryeqytet ne tenden me te madhe te botes Khan Shatyr e projektuar nga arkitekti i famshem britanik Norman Foster. Foster ka ndertuar nje godine te denje per lavderime te medha. Ajo eshte e larte 102 metra me nje forme konike. Pjesa me e madhe e brendise perben edhe ate qe konsiderohet si qendra me e madhe zbavitese ne vend. Brenda kesaj godine ka peme palmash te importuara nga Karaibet pishina gjigante me rere nga Malajzia kopshte parqe kinema tempuj qendra per zbavitjen e femijeve dhe shume kafene e dyqane si dhe nje supermarket te madh. Ne fakt vete Presidenti nuk donte festime te medha por njerezit qe i rrine prane i bene nje surprize duke bere festimet per kryeqytetin e vendit diten e ditelindjes se tij pra me 6 korrik. Pra ata organizuan nje takim madheshtor me shume krere shtetesh te rajonit. Ne fakt Presidenti i vendit nuk eshte se e priti keq nje gje te tille madje ai e kishte enderruar nje gje te tille pavaresisht deklaratave qe beri. Ne kete menyre vemendja e te gjithe botes do te perqendrohej ne vendin e tij ne Kazakistanin qe po lulezon dhe mbi te gjitha do te perqendrohej te njeriu qe eshte ne qender te gjithckaje. Sipas ketij njeriu kryeqyteti i vendit te tij Astana eshte shnderruar ne projektin me te madh ne te gjithe rajonin e ish-Bashkimit Sovjetik. Ai me pas deklaroi para audiences se ishte fale iniciatiores se tij qe ne vitin 1997 kryeqyteti nga Almaty u zhvendos ne Astana ne stepat me ere. Ne ate kohe ky vendim i imi pati shume kundershti dhe keqkuptime por jam i bindur se sot te gjithe me japin te drejte per vendimin e marre. Idete perparimtare e kane gjithmone shume te veshtire per te care perpara ka deklaruar Presidenti i vendit me krenari para te ftuarve te rendesishem.

Tashme Nazarbayev ka mberritur ne hapin e fundit te planit te tij me Khan Shatyr ai shpreson qe te qetesoje edhe kritiket e fundit qe ishin kunder kesaj zhvendosjeje. Astana ne fund te fundit eshte kryeqyteti i dyte me i vjeter ne bote pas Ulan batorit te Mongolise. Por tani edhe pse temperatura mund te mberrije ne dimer deri ne minus 40 grade Celsius njerezit mund te shijojne stinen e nxehte ne pallatet madheshtore te tij. Nese shkretetira e Dubait mund te kete nje fushe te madhe akulli me permasat olimpike Kazakistani i ftohte mund te kete palmat dhe ujin e nxehte ne pikun e dimrit.

Sundimtari i Kazakistanit ka shpenzuar 10 miliarde dollare per kete projekt ne stepat e vendit per te transformuar kete zone dikur rurale ne salloninme te bukur te vendit. Aty ndodhet pallati bore i bardhe presidencial godinat e ministrive te vendosura neper kulla te medha e te larta prej qelqi xhamia e Nur-Astanase ne te cilen mund te futen brenda 5000 besimtare nje lagje e re per diplomatet zona te cilat jane parashikuar vetem per dyqane dhe supermerkate dhe apartamente luksoze qe kane nje kosto prej 4000 eurosh metri katror.

Me kete qytet te ri te shkelqyer Nazarbayev u eshte kundervene edhe atyre qe jane tallur me vendin e tij si nje komedian britanik qe beri nje film humoristik per kete vend.

Kazakistan eshte shteti i nente me i madh ne bote. Kufiri i tij verior me Rusine eshte thuajse 7000 kilometra i gjate. Ne Lindje kufizohet me Kinen ne Perendim me Detin Kaspik dhe ne jug prek Kirgistanin Uzbekistanin dhe Turkmenistanin. Aktualisht eshte vendi qe drejton Organizaten per Siguri dhe Bashkepunim Europian OSBE. Ky vend ka male rreth 7000 metra te larta dhe nje nga zonat me te medha te stepave. Territori i tij mbart sasi shume te medha te naftes dhe gazit si dhe flori qymyr dhe ky vend eshte edhe prodhuesi me i madh ne planet i uraniumit.

Por vendi jashtezakonisht i madh dhe i pasur i Nazarbayevit ka nje problem ka vetem 16 milione banore. Sipas statistikave i bie qe te kete nje banor per kilometer katror. Ne kontrast me kete statistike eshte dendesia e Gjermanise qe ka 230 banore per kilometer katror duke pasur thuajse te njejten siperfaqe. E megjithate Nazarbayev mendon se asgje nuk mund ta ndaloje vendin e tij qe te behet nje nga 50 shtetet me te fuqishme te botes ose nje tiger i vertete i Azise. Sipas vete fjaleve te tij vetem 50 vjet me pare edhe vete Singapori ishte nje nga vendet me te varfra te botes ndersa tani te ardhurat per fryme jane rritur 85 here me shume. Dhe kete objektiv ai kerkon qe ta realizoje ne vitin 2030. Ne te gjithe kryeqytetin e ri ka postera te medhenj ne te cilat profetizohet ky zhvillim i vendit duke shkruar me te madhe se Kazakistani do te shnderrohet ne nje vend lider ne rajon dhe me gjere. Ne te shkruhet edhe se gjate dhjetevjecarit te fundit fale shfrytezimit te pasurive nentokesore te ardhurat per fryme jane rritur ne kete vend nga 700 dollare per fryme ne 8000. Deklarata patriotike te tilla nuk jane shume popullore per vendet fqinje me Kazakistanin. Sikunder shpjegon edhe vete Presidenti i Kazakistanit popujt e rajonit nuk kane mjaftueshem energji apo ushqim. Sipas tij nje pjese prej ketyre vendeve per shembull Kirgistani ku pati kete vere protesta shume te ashpra nuk ka mundur qe te menaxhoje sic duhet situatat dhe shtetin per shkak te dobesise se lidereve. Vetem Kazakistani ka nje njeri te tille dhe ky njeri eshte vete ai i madhi Nazarbayev. Nderkohe sipas nje ish-zevendesministri te Kazakistanit gjate dhjetevjecarit te fundit Nazarbayev eshte shnderruar ne nje autokrat. Ky ish-zyrtar i larte aktualisht eshte sekretari i pergjithshem i Partise se Lirise. Ai emeron Kryeministrin si dhe kreret administrative te te gjithe rajonit gjykatesit e te gjitha niveleve si dhe komisionin zgjedhor dhe drejton nderkohe edhe partine ne pushet Drita e Atdheut qe eshte e vetmja parti ne vend qe perfaqesohet ne Parlament. Ai denon dhe godet te gjitha mediat qe synojne te fitojne pavaresi dhe i ka shtypur me grusht te hekurt te gjithe kundershtaret e mundshem politike ne vend deklaron ish-zyrtari i larte. Sipas tij korrupsioni ka prekur nivele te frikshme dhe dasia mes te superpasurve dhe shume te varferve te shumte ne vend sa vjen e po behet gjithnje e me e madhe.

Per me teper me persekutimin qe Presidenti u bente gjithe disidenteve opozita eshte zhvendosur jashte Astanase. Partia e Lirise i ka zyrat e saj qendrore ne Almaty ish-kryeqyteti i vendit. Ne radhet e saj bejne pjese ish-zyrtare te larte te gjithe te larguar nga partia e Presidentit. Por ata kane shume pak ndikim ne fatet e vendit. E megjithate ish-zevendesministri dhe sekretari i pergjithshem i Partise se Lirise flet me entuziazem dhe optimizem per 250 mije ndjekesit e tij. Koha e Nazarbayevit ka perfunduar. Regjimi i tij eshte duke u dobesuar jashte mase dhe perdite e me teper thote sekretari i pergjithshem.

Por jo te gjithe jane me nje ndjenje konstatim te tille. Sipas mbeshtetesve te tij ai nuk eshte nje diktator dhe se eshte shfaqur menjehere pas renies se Bashkimit Sovjetik per te mbushur nje boshllek dhe se ne fund te fundit ka bere nje pune me te mire se kreret e shteteve fqinje si Kirgistani dhe Taxhikistani qe kane qene shume te paqendrueshem. Sipas tij ky President eshte i vetmi njeri qe mund te mbaje vendasit e bashkuar si dhe eshte garantori nje rehatie modeste qe gezohet nga nje pjese e vogel e shoqerise.

Nese je ne Kazakistan nje gje e ke te pamundur shmangien e figures se kudondodhur dhe te kudopasqyruar te Presidentit te vendit. Portretet e tij te permasave shume te medha jane te vendosura kudo neper qytete dhe neper autostrada.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›