Nikolas Sarkozi
Franca sfidon Nikolas Sarkozine. Vendi eshte paralizuar. Mijera studente profesore dhe punetore kane zbritur ne shesh kunder reformes se pensioneve por edhe greva e mjeteve te transportit publik dhe karburanti qe eshte duke perfunduar. Kjo eshte vjeshta e nxehte e Presidentit francez qe nuk ka qene kurre kaq poshte ne sondazhe...
Prej disa kohesh Franca e Nikolas Sarkozise nuk po zgjohet dhe nuk po fle me e qete. Vendi duket sikur eshte paralizuar. Miliona qytetare kane dale ne shesh per te protestuar kunder reformes se pensioneve. Pothuajse 2 ne tre franceze sipas vezhgimeve te fundit e aprovojne protesten qe ka nisur qe prej 7 shtatorit dhe ka hyre tashme ne nje faze qe mund te quhet decizive. Por imazhi i nje perplasjeje mes kreut te shtetit dhe vendit qe e zgjodhi tre vjet e gjysme me pare duket se nuk do te zhduket per shume kohe nga syte e francezeve. Rruga nga Place de la Republique ne Place de la Nation eshte ajo klasikja e manifestimeve te se majtes. Njerezit mblidhen ne sheshin e Republikes dhe pastaj marshojne drejt sheshit te Kombit. Te shtunen me 16 tetor u zhvillua protesta e peste jo vetem ne Paris por pothuajse ne te gjitha qendrat e medha urbane ndersa dje u zhvillua e gjashta. Pothuajse cdo here eshte abuzuar me numrin e protestuesve te pranishem ne shesh nje mesatare ne te gjithe Francen sipas policise eshte rreth 900 mije burra dhe gra ndersa sipas sindikatave ky numer shkon ne tre milione. Per qeverine mobilizimi eshte drejt renies ndersa per organizatoret karakterizohet nga nje dinamizem i fuqishem por me ulje-ngritjet e veta. Ne historine e pasur franceze te protestave ne bulevard kjo vjeshte meriton te zere nje vend te vecante. Cdo manifestim eshte si nje vale e fuqishme qe perplaset ne muret presidenciale te pallatit Elize pa e shqetesuar te pakten keshtu duket kreun e saj. Ne fakt Nikolas Sarkozi nuk ka treguar asnje shenje ndryshimi. Ne Sheshin e Republikes duket sikur ka feste. Shiten salsice pije freskuese flamuj bluza me inicialet e sindikatave te ndryshme te bashkuara provizorisht kunder reformes se pensioneve qe eshte edhe qendra e konfliktit por te gatshme per tu ndare serish nese senati do te aprovoje reformen ashtu sic ka bere Asambleja Kombetare. Dhe eshte pikerisht kjo qe pritet te ndodhe ne mesjave. Ne perberje te protestave gjen njerez te kategorive te ndryshme. Ka shume punetore familjare perfaqesues te shtreses se mesme dhe shume studente qe kane braktisur shkollat per te qene te pranishem. Pikerisht perfaqesuesit e ketyre protestave qe vazhdojne prej me shume se nje muaji ne France tregojne se pervec reformes se pensioneve duhet te kete dicka tjeter akoma me te thelle qe ka bere te gjithe vendin bashke. Sipas sondazheve te fundit Presidenti gezon besimin e vetem 30 per qind te francezeve. Ne 70 per qindeshin tjeter qe nuk aprovon politiken e tij bejne pjese edhe ata qe bashkohen me reformen kunder rritjes se moshes se pensioneve. Protesta duket se po shkon pertej objektivit te deklaruar nga manifestuesit. Ne sfond sigurisht qe qendron Presidenti Sarkozi. Renia kaq e madhe ne sondazhe per disa eshte kronike per te tjere eshte e perkohshme. Sindikatat i kerkojne te negociojne per reformen e pensioneve pra te ndaloje aprovimin tij ne Parlament. Por nese nuk arrin ta ndale ka shume mundesi qe Sarkozi te humbase edhe ate pak besueshmeri qe sondazhet i japin. Reforma e re ngre nga 60 ne 62 vjec dhe nga 65 ne 67 moshen per pension te plote me 41 vjet kontribute. Sipas reformes aktuale te pensioneve si meshkujt ashtu edhe femrat dalin ne pension ne moshen 60-vjecare nese kane paguar sigurime shoqerore per 40 vjet edhe pse nuk mund te marrin nje pension te plote deri ne moshen 65-vjecare. Reforma e re e qeverise kerkon qe nga 60 mosha e tyre te shtyhet deri ne 62 per te mbuluar keshtu deficitin buxhetor. Miratimi i ligjit qe ka ndodhur edhe ne vende te tjera duket i pashmangshem. Perqindja e ulet e te regjistruarve neper sindikata 8 redukton efektin e apeleve te ketyre te fundit per greve. Protestat sociale shprehen kudo sidomos neper manifestime. Neper bulevarde francezet kerkojne te shfryjne inatet e akumuluara prej disa vjetesh. Protestat paqesore demokratike nxiten veprimin e sindikatave kryesore ne vend ne sektoret me te ndjeshem. Ne vecanti ato te transporteve publike apo degeve qe lidhen me to. Paralizimi i 12 rafinerive dhe depozitave te karburanteve ka nxitur panikun e konsumatoreve qe po krijojne radhe te pafundme perballe pikave te karburanteve ne disa raste te detyruar te mbyllen per shkak te mungeses se benzines. Rreth 1500 stacione benzine ne France i kane mbaruar te gjitha rezervat dhe furnizimin e tyre per shkak te greves. Gjithsej ne France jane prekur nga kjo greve 12 mije stacione karburantesh. Por sipas disa burimeve te gjithe ata qe do te kerkojne furnizimin me karburant ne Paris apo rrethinat e tij do te hasin shume veshtiresi. Probleme te medha me furnizimin me karburant ka edhe ne veri te Frances dhe ky vend po sipas disa burimeve ka filluar qe te kete akses te rezervat e veta. Punonjesit kane braktisur punen ne 12 rafinerite e medha te vendit qe prej nje jave dhe si pasoje pjesa me e madhe e industrise nuk funksionon dot ne keto kushte dhe heret a vone nese greva do te vazhdoje do te ndihet nevoja e perdorimit te rezervave. Kamionistet kane nisur te bllokojne trafikun. Ne kete perkeqesim te gjendjes sociale paralizimi ne sherbimet e transportit publik dhe pjesemarrja e te rinjve perfaqeson nje ankth per ata qe qeverisin. Sipas mendimeve thuajse unanime te ekonomisteve te rinjte nuk duan qe te ndiejne pasojat e zgjatjes se viteve te punes duke qene se do te rritet mosha e daljes ne pension. Perkundrazi. Por jo pak shkolla ne France jane braktisur nga shume te rinj e te reja qe marrin pjese ne manifestime. Profesoret jane shpesh ne krah te tyre. Nga ana tjeter grupet ekstremiste po perfitojne nga kjo situate duke thyer xhamat e vitrinave te dyqaneve dhe duke u konfrontuar me policine. Shume te rinj jane arrestuar. Disa te tjere jane plagosur. Nje 17-vjecar ndodhet ne gjendje te rende sepse u godit ne fytyre nga nje flash ball arme me plumba prej gome te perdorur nga policia gjate manifestimeve te dhunshme. Pas ketyre incidenteve ministri i Puneve te Brendshme Brie Horefeux e ka urdheruar policine qe te perdore metoda me pak drastike me te rinjte. Qeveria u trembet veprimeve te opinionit publik qe eshte bere njesh me studentet e zbritur ne shesh. Familjet i mbeshtesin. Ne levizjen kunder reformes se pensioneve ne nje fare menyre preket edhe problemi i te rinjve. Nje ne pese te tille e ka te veshtire te gjeje pune. Te rinjte dhe te rejat qe marshojne nga Sheshi i Republikes ne Sheshin e Kombit e shpjegojne keshtu pranine e tyre te vjetrit ne pushtet jane egoiste. Pensionet jane nje simbol. Franca shqetesohet vetem per te moshuarit. Arsyet e deklaruara nuk jane gjithmone ne sintoni me ato te protestave qe tregojne per nje konflikt te pergjithshem. Prania e pamenduar dhe e papritur e studenteve u jep nje tjeter force protestave dhe shqeteson pa mase qeverine qe duket se mezi po pret pushimet e vjeshtes qe nisin javes tjeter. Mbyllja e shkollave mund te cmobilizoje edhe mesuesit dhe ti beje familjet e studenteve me pak pjesemarres ne manifestime. Te henen ne mbremje ne prag te nje proteste te re Francois Fillon u shfaq ne ekranet e televizorit per te treguar se pavaresisht protestave reforma e pensioneve ka per te kaluar ne senat. Sipas tij qeveria si zakonisht eshte gati ta perballoje krizen pa e perdorur Kryeministrin si qetesues te situates sipas tradites se presidenteve te Republikes se Peste. Nikolas Sarkozi ka mbetur kesaj here pas kuintave. Ndoshta per kete arsye nxori Fillonin per tu hequr friken konsumatoreve te detyruar te mbajne radhe te pafundme neper pikat e karburantit per te mbushur serbatoret e makinave te tyre. Nuk do te lejoj qe ekonomia franceze te mbytet nga kriza e furnizimit me karburant tha ai. E drejta e greves nuk mund te pengoje aksesin ndaj depozitave te karburanteve qe mendohet te hapen ne rast nevoje. Presidenti Sarkozi i cili nuk ka ndermend qe te terhiqet nga miratimi i ndryshimeve ne sistemin e pensioneve i ka kerkuar qeverise qe te merret me furnizimin e industrise permes rezervave te shtetit edhe nese situata do te vazhdoje qe te jete e trazuar. Nderkohe Kryeministri i vendit ka deklaruar se ai dhe qeveria e tij nuk do te lejojne qe greva te preke rezervat e shtetit. Nga menyra e se si foli Kryeministri u kuptua se qeveria eshte gati te nderhyje per te riaktivizuar 12 rafinerite e bllokuara si pasoje e greves. Ne fund te fundit Fillon beri detyren e tij duke marre persiper nje rol te veshtire ne nje situate kaq kritike. Ndoshta kreu detyren e tij te fundit sepse Sarkozi prej disa muajsh ka deklaruar qe shume shpejt do te beje ndryshime ne qeveri perfshi edhe vete Kryeministrin. Duke llogaritur edhe kete krizen e fundit eshte thuajse e sigurt qe kjo qeveri nuk e ka jeten shume te gjate. Presidenti ka nevoje per ministra te rinj per te perballuar nje rizgjedhje te tij edhe pse kjo duket shume e veshtire pas nje viti e gjysme. Megjithate Fillon nuk arriti te qetesoje konsumatoret qe vazhdojne te zgjasin me tej radhet ne pikat e karburantit dhe as tu ndryshoje mendjen grevisteve. Nese greva e punonjesve te rafinerive do te vazhdoje kjo gje mund ta perkeqesoje me shume situaten thone sindikalistet. Megjithate Sarkozi ka nje tjeter mendim pozitiv ne mendjen e tij. Protestat mund te qetesohen si pasoje e pamundesise per te levizur nga mungesa e karburanteve. Nga ana tjeter me mbylljen e shkollave per pushime mendon se te rinjte dhe mesuesit do te largohen nga manifestimet duke ridimensionuar keshtu protestat. Por pavaresisht asaj qe mendon Presidenti qe tanime asnje nuk e do eshte e veshtire qe kjo situate te mbyllet me nje fund te lumtur. Dy ne tre franceze nuk jane dakord me ate qe Presidenti ben dhe kjo eshte me te vertette fatale.