Vendimi për Beratin, Rama sulmon Kolegjin Zgjedhor
Në një konferencë për shtyp, Rama e vlerësoi vendimin e djeshëm të padrejtë nga ana e anëtarëve të Kolegjit Zgjedhor pranë Gjykatës së Apelit. “Drejtësia e vendosur nën presionin e qeverisëë nuk dha drejtësi por thelloi padrejtësinë, duke degjeneruar edhe më tej procesin zgjedhor, duke e bërë ende më të rënduar”, tha ndër të tjerash Rama.
Ai shtoi se Sali Berisha grabiti mandatin e deputetit në Qarkun e Beratit, ndërsa ka nënvizuar se PS-ja do t’i kundërvihet me forcë këtij pushteti të korruptuar. Një ditë më parë, Kolegji Zgjedhor hodhi poshtë ankimimin e Partisë Socialiste për Qarkun e Beratit, që kërkonte rinumërim në disa qendra zgjedhore në këtë qark.