E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vendimi për Gërdecin, Rama: Farsa që përjashtoi shkaktarët e tragjedisë

Kryesocialisti Rama e ka cilësuar vendimin e dhënë një ditë më parë për të pandehurit e procesit Gërdeci si një farsë që përjashtoi fajtorët e vërtetë dhe dha dënime selektive.

Duke folur në mbledhjen e grupit të deputetëve socialist, Rama u shpreh se një ditë pas procesit të tragjedisë së Gërdecit, drejtësia ka vazhduar të tronditë opinionin publik.

Katandisja e gjykimit të një krimi shtetëror në një farsë ku nuk flitet për vrasje, por për shkatërrim prone. Procesi i përjashtoi shkaktarët e mëdhenj të tragjedisë dhe dha dënimë selektive, duke goditur edhe prokurorinë e republikës, tha Rama.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›