E Shtunë, 31 Tetor 2026

Temperaturat deri në -17 gradë celsius, probleme në rrugë

TIRANE- Bora e ngrirë, temperaturat e ulëta vijojnë të vështirësojnë qarkullimin në disa zona të vendit tonë. Në Korcë temperaturat kanë arritur në -17 gradë celsius, e njëjta situatë edhe në Dibër ku termometri shënon -16 gradë celsius.

Në disa prej akseve rrugore në zonat veriore dhe juglindore të vendit, qarkullimi i mjeteve lejohet vetëm me zinxhirë për shkak të ngricave të shkaktuara nga temperaturat e ulëta dhe reshjet e dëborës gjatë ditëve të fundit. Në Dardhë të Korcës dhe në të gjitha segmentet rrugore të Pukës ka prezencë të madhe akulli. Një mjet ka dalë nga rruga në aksin Pukë-Fushë Arrëz, por fatmirësisht pa të lënduar.

Prezencë akulli edhe në akset rrugore në qarkun e Dibrës, më problematike rruga nacionale Peshkopi-Qafë Buall, në vendin e quajtur Fushë Bulqizë. Pavarësisht ndërhyrjes me kripë e skorie, nuk shmanget rreziku. Komunat Ostren, Trebisht e Lurë, ende të bllokuara.

Në qarkun e Elbasanit, aksi K/Labinot Fushë-Monument Bizë e kalueshme deri në Gur të Zi, segmenti në vazhdim me zinxhirë. Në akset e tjerë nuk ka probleme për qarkullimin. Vendet me ngrica janë trajtuar me kripë.

Në qarkun e Shkodrës, në aksin Q.Mali-Fierzë si pasojë e dëmtimit të urës pranë Dardhës, qarkullimi është i mundur vetëm për mjetet e vogla me një kalim. Është vendosur sinjalistika përkatëse. Në akset e tjerë qarkullimi kryhet pa probleme.

Në qarkun e Gjirokastrës, në Qafë Muzinë dhe në Ujin e Ftohtë për shkak të ngricave është hedhur kripë dhe qarkullimi kryhet normal.

Në qarkun e Tiranës, në aksin Q.Mollë-Bizë ka ngrica në rrugë, për pasojë rekomandohet përdorimi i zinxhirëve. Në akset e tjerë nuk ka probleme për qarkullimin e mjeteve.

Temperaturat e ulëta krijojnë probleme edhe në aksin Morinë-Kukës-Kalimash, ku vazhdimisht hidhet skorie, ndërkohë që në aksin Kukës-Shishtavec është pothuajse i pamundur kalimi, ndërsa raportohet se zona e Zapodit është e bllokuar prej tre javësh.

Lejohet qarkullimi vetëm me zinxhirë
Në aksin Q.Bualli – Krastë
Ura e Çerenecit – Q.Dragalicë – Klenjë
K/Labinot Fushë-Monument Bizë
Rruga e Dardhës
Topojan- Shishtavec
Q.Mali-Fierzë
Q.Mollë-Bizë
(m.a/d.b/BalkanWeb) Lidhje te tjera Tiranë, temperaturat nën 0 deri të Premten, nisin shirat Kukës, temperaturat -18, mungesë reshjesh

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›