E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha pret ambasadorin e Malit të Zi, në përfundim të misionit të tij

TIRANE- Kryeministri Berisha priti sot, në një takim ambasadorin e Malit të Zi, zotin Zelkjo Perovic, me rastin e përfundimit të misionit të tij në vendin tonë.

Zyra e shtypit e Qeverisë bëri të ditur se Kryeministri Berisha vlerësoi kontributin e ambasadorit Peroviç në konsolidimin e mëtejshëm të marrëdhënieve shumë të mira miqësore që ekzistojnë mes dy vendeve dhe qeverive, si dhe zgjerimin e bashkëpunimit në të gjithë fushat me interes të ndërsjellë për të dy vendet dhe popujt.

Kryeministri Berisha theksoi se Ambasadori Peroviç largohet si një mik i Shqipërisë dhe shqiptarëve pas përfundimit me sukses të detyrës së tij në vendin tonë dhe i uroi atij suksese në karrierën e tij të mëtejshme.

Ambasadori Peroviç e falënderoi Kryeministrin Berisha për pritjen e ngrohtë dhe miqësore, si dhe bashkëpunimin dhe mbështetjen që ai dhe qeveria shqiptare i kanë dhënë ambasadës së Malit të Zi dhe misionit të tij, gjatë gjithë kësaj periudhe.
(ma.ar/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›