E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vendimi për axhendën e Kuvendit

Grupi

Qëndrimi i Partisë Socialiste për votimin e dekreteve të Presidentit të Republikës, Bamir Topi, për sa i përket emërimit të tre gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë do të vendoset nga grupi parlamentar. Edhe pse kanë kaluar 6 ditë nga publikimi i tyre, selia rozë ende nuk ka bërë të njohur vlerësimin e vet, i cili ka rëndësi sidomos pas rrëzimit nga ana e shumicës së djathtë të dekretit për emërimin e gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese, Vangjel Kosta. Reagimi ndaj këtij veprimi të deputetëve demokratë, e bën moralisht të detyrueshëm pjesëmarrjen e opozitës në votimin për emrat e rinj të Gjykatës së Lartë, e cila është edhe hallka më e lartë e pushtetit gjyqësor në Shqipëri. Ndërkohë, selia rozë pritet që përmes vendimeve të grupit parlamentar të përcjellë një qëndrim të vetin edhe sa i përket projektligjit për krijimin e Gjykatës Administrative.

#

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›