Hyseni vazhdon lobimin për njohje

Në ditën e dytë të qëndrimit të tij në Nicë, në margjinat e samitit Afrikë – Francë, ministri i Punëve të Jashtme Skender Hyseni, ka zhvilluar një seri takimesh me homologë të tij nga shtete të ndryshme afrikane, në përpjekje për t’i bindur këto vende që ta njohin shtetin e Kosovës.
Ministri Hyseni ka përsëritur kërkesën e tij për njohjen e pavarësisë së Kosovës në takimet që ka zhvilluar me ministrin e Punëve të Jashtme të Eritresë, Osman Saleh Mohammed, atë të Egjiptit, Ahmed Aboul Gheit, ministrin e Punëve të Jashtme të Ganës, Alhaji Muhammad Mumuni, atë të Guinesë Ekuatoriale, Pastor Micha Ondo Bile, dhe ministrin e Jashtëm të Zambisë, Kabinga Pande.
Gjithashtu, Hyseni ka takuar edhe sekretarin e Shtetit për Politikë të Jashtme të Guinea Bisau, Lasana Ture, përfaqësuesin e Bregut të Fildishtë, Pjer Kipre dhe ambasadoren e Mozambikut, Nembe Uaiene, duke ripërsëritur kërkesën e tij për njohjen e Kosovës dhe rëndësinë që ka kjo njohje për paqen dhe stabilitetin në Ballkan.
Në këto takime, ministri Hyseni është njoftuar se kërkesa për njohje është duke u shqyrtuar seriozisht, derisa disa nga ministrat e vendeve afrikane kanë thënë se së shpejti do të ketë një përgjigje pozitive.
Gjatë qëndrimit në Nicë, Hyseni ka takuar edhe shefin e diplomacisë franceze Bernard Kouchner.