E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vendimi per liberalizmin e vizave eshte mirepritur nga qytetaret ne Shqiperi

Ne bulevardin qendror te Tiranes gjalleria e qytetareve ka vijuar deri ne mbremje vone. Pjeses dekorative me simboliken e levizjes pa viza ne zonen Schengen te BE-se flamujve dhe banderolave si dhe hedhjes se fishekzjarreve i eshte shtuar dhe nje projektor gjigand qe leshon imazhe mbi fasaden e kryesise se parlamentit. Ne menyre spontane grumbuj qytetaresh jane organizuar qe nga mesdita e se henes ne kolona te stergjata makinash duke pershkruar rruge dhe sheshe te ndryshme te kryeqytetit.

Endri eshte student ne vitin e katert ne degen e farmacise. Ai e konsideron veten si perfitues direkt nga procesi i liberalizmit te vizave. Pas mbarimit te studimeve 5 vjecare ne degen time mund te kem perparesi per nje master. Per lehtesi sepse une e kisha vendosur edhe nese nuk do te kishte liberalizim vizash qe do te shkoja diku jashte.

Armandi nje nepunes ne Institucionin e Autoritetit te Konkurences eshte duke bere doktoraturen ne Kaiserslauten te Gjermanise. Ai thote se i duhet te udhetoje disa here ne vit per te shlyer detyrimet akademike. Kjo me sherben qe te leviz lirisht pa patur nevoje qe te ndjek procedurat burokratike qysh nje muaj perpara dates kur une duhet te paraqitem ne Gjermani. Kete e shikoj si nje perparesi shume te madhe. Si puna ime besoj se e perfitojne dhe shume vete te tjere kete hapesire qe na krijohet nga liberalizmi i vizave.

Odeta me thote se ka udhetuar disa here me vize ne vende te ndryshme te BE-se. Por ajo nuk mund te harroje dhe stresin e mundimin kur niste nga procedurat e aplikimit ne ambasada si dhe ankthin nese do ta merrte vizen si dhe per kohezgjatjen e vlefshmerise. Ka qene shume problem sepse kane qene disa ambasada qe nuk ta jepenin vizen kollaj ose duhet te prisje me muaj te tere ose dhe smund te ta jepnin fare.

Ka nga ata qe e kane mirepritur vendimin e liberalizmit te vizave por te thone se ende nuk jane te gatshem per ta shfrytezuar kete mundesi. Une tani per tani nuk kam ndonje plan per te levizur sepse nuk kam as anen ekonomike qe te realizoj nje vizite tek vellezerit ne Itali. Tani per tani jo nuk e kam ndermend thote Nuro nje 45 vjecar qe punon si tregetar ambulant. Gje e mire eshte per ata qe kane femije jashte. Ja une kam djalin ne Itali dhe mund te shkoj po te na veje mbare por gjithe puna eshte tek leku shton Llazari nje bleres ne pension.

Per Teften nje ekonomiste e papune dalja jashte vendit ne keto momente te veshtira te jetes se saj perben nje mrekulli. Une i njoh rregullat e qendrimit por kur te gjendem ne Itali nuk e di a do te gjej forca qe te kthehem brenda 90 diteve serish ne Shqiperi thote ajo. Nderkohe qe Gezimi rreth te pesedhjetave qe punon si shites frutash e perimesh thote se do ta shfrytezoje liberalizimin vetem per turizem. Ti hypi tragetit dhe ti kaloj ato 10 dite pushime se as qe kam nevoje qe te rri atje. Se pune ka sa te duash ketu ne Shqiperi. Kush do te punoje punon kush nuk do te punoje nuk punon. Jo vetem ketu por ne asnje vend te botes.

Arjana se bashku me djalin dhe bashkeshortin thote se preferon qe kete mundesi ta perdore me shume per zbavitje. Do te shkoj me shpesh. Edhe per pazar do te shkoj edhe per festa e per krishtlindje. Ne ditet qe kemi pushim duam qe te jemi sa me larg nga shtepia dhe rutina e perditshme.

Duke pritur dhe afer 3 jave kur ky vendim i BE-se te nise nga zbatimi per nje pjese te qytetareve duket se nuk do te rreshte fluksi i planeve se cili do te jete destinacioni i pare qe do te mberrijne pa patur nevoje per vize. Per te tjere do te duhet me shume kohe derisa te krijohet mundesia financiare qe dhe ata ta plotesojne deshiren per nje udhetim jashte vendit.

Autor Arben Muka

Redaktoi Aida Cama

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›