E Diel, 1 Nëntor 2026

Sistemi me emrin Berlusconi po lekundet

Me mire te mos i lexoni me gazetat keshillon kryeministri italian bashkekombasit e tij kur gazetat perseri jane plot sulme kritike ndaj politikes se Silvio Berlusconit. Stilin e jetes sime nuk kam per ta ndryshuar kurre ishte reagimi sfidues i Berlusconit ndaj kritikes per aferen e tij te fundit me nje prostitute. Ne televizion rralle degjohen tone kritike ndaj Berlusconit sepse stacionet private i perkasin atij dhe televizionin publik ai e dominon politikisht si punedhenesi me i larte.

Deri tani 74 vjecari sipermarres i mediave dhe prej nje kohe te gjate kryeminister ka qene i sigurte se votuesit e tij besnike mbajne anen e tij. sidomos grate shtepiake dhe burrat me nivel te ulet arsimor e adhurojne Berlusconi. Ato do te kishin deshire te ishin si ai i vetebere miliarder. Sjellja e tij prej macoje ka sukses.

Bildunterschrift Skandale ne jeten private dhe percarja ne koalicionin konservator Berlusconi ne veshtiresi

Fini deshiron nje politike tjeter ekonomike

Kryetari i parlamentit Gianfranco Fini mendon se tani eshte mbushur kupa. Aleati i dikurshem i Berlusconit eshte prishur qe ne vere me idolin e tij dhe eshte larguar nga grupi parlamentar i qeverise ne parlament. Me levizjen e tij Fini ai perpiqet tani te rrezoje Berlusconin. Ne nje tubim te levizjes se tij Fini kerkoi para 10 000 perkrahesve doreheqjen e kryeministrit neqoftese ky nuk nderron politikat ekonomike. Gianfranco Finin nuk e pengon shume jeta private e Berlusconit por inaktiviteti i tij ne fusha kyc te reformave. Ekonomia italiane nuk leviz nga vendi dhe borxhet e shtetit shtohen. Prej vitesh Berlusconi ben shume premtime por zbaton shume pak ne politike praktike pohon Fini.

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Silvio Berlusconi nje nga kryeministrat me te suksesshem italianeBerlusconipranon mocionin evotebesimit

Silvio Berlusconi matur me kohezgjatjen e mandatit te tij nje nga kryeministrat me te suksesshem italiane nuk i ka komentuar publikisht kerkesen e Finit per doreheqje. Por ne rreth te ngushte njoftojne gazetat italiane ai eshte tallur duke thene qe Fini ta provoje mocionin e votebesimit ne parlament. Atehere do ta shohim. Pa votat e fraksionit te Fini-t koalicioni i Berlusconit nga partia e tij PDL dhe Lega Nord armiqesore ndaj te huajve nuk do te kete shumicen. Ne fund te shtatorit ai kaperceu nje tjeter votebesim. Neqoftese Berlusconi rrezohet me te vertete ne parlament atehere Presidenti i vendit do te krijonte qeverine provizore ose do te shpallte zgjedhjet e reja. Se cili do te ishte rezultati i zgjedhjeve te mundshme parlamentare eshte e veshtire te parashikohet. Opozita e majte eshte e percare pa shpetim.

Gazeta ditore torineze La Stampa permbledh ne titull atmosferen ne Itali te henen 07.11.2010 Kriza qeveritare eshte hapur do te kete edhe nje lufte te fundit te forte ne mes rivaleve konservatore Berlusconi dhe Fini shkruante gazeta milaneze Corriere della Sera.

Autor Bernd Riegert/Angjelina Verbica

Redaktoi Esat Ahmeti

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›