E Shtunë, 31 Tetor 2026

9 nentori - Dita e fatit te gjermaneve

Me 9 nentor Gjermania feston 20 vjetorin e renies se Murit te Berlinit. Nje ngjarje qe ndryshoi boten. As nje vit me vone me 3 tetor 1990 Gjermania u ribashkua pas 41 vitesh ndarje. Me rrezimin e diktatures se dyte ne token gjermane pra fundin e RDGJ-se u zhduk nga harta politike kampi real-socialst ne Evrope. Konflikti Perendim-Lindje perfundoi. 9 nentori 1989 ishte nje dite me rendesi te vecante per historine e Gjermanise dhe Evropes.

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Philipp Scheidemann shpall Gjermanine Republike 9 nentor 1918.

9 nentori i 1918-es

Por ne kalendarin historik gjerman 9 nentori ka luajtur nje rol te rendesishem edhe ne epoka te tjera Me 9 nentor 1918 socialdemokrati Philipp Scheidemann deklaroi nga nje ballkon i Reichstag-ut parlamenti ne Berlin se Gjermania ishte tashme Republike. Monarkia e perandorit Wilhelm II. kishte marre fund Punetore dhe ushtare ndergjegjesohuni mbi kuptimin historik qe sjell kjo dite. Ka ndodhur dicka e padegjuar Do te hasemi me pune te medha dhe te veshtira. Gjithcka per popullin gjithcka me popullin. Nuk do te lejohet te ndodhe asgje qe mund te cenoje nderin e levizjes punetore. Jini te bashkuar te sinqerte dhe te pergjegjshem. E vjetra dhe e krisura - monarkia - u shemb. Rrofte e reja rrofte Republika e Gjermanise.

Bildunterschrift 9 nentor 1923 ne Mynih - Puci i Hitlerit

9 nentori i1923-it

Demokracia e re ne Gjermania pati nje fillim te veshtire. Te majtet dhe te djathtet donin ta rrezonin ate sa me pare. Me 9 nentor 1923 ne Mynih qindra nacionalsocialiste naziste vershuan drejt ndertesave shteterore ne nje perpjekje per puc. Udheheqesi i tyre ishte Adolf Hitler i cili 10 vite me vone do te merrte ne menyre totalisht ligjore pushtetin ne Gjermani dhe do te shkaktonte krizen me te madhe ne histori Luften e Dyte Boterore.

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Nata e kristalte - Djegia e sinagogave ne Gjermani 9 nentor 1938.

9 nentori i1938-es

Gjate kesaj lufte hebrenjte te ashtuquajturit cifute u luftuan sistematikisht deri sa ne vitin 1942 filloi zhdukja plote e tyre. Me 9 nentor 1938 pra para fillimit te Luftes ne mbare Gjermanine iu vu zjarri sinagogave dyqanet cifute u shkaterruan pothuajse te gjitha. Rreth 100 njerez u vrane 26.000 te tjere u deportuan ne kampe perqendrimi. Pogromi u quajt ne menyre cinike Reichskristallnacht dhe do te sherbente si prove e pare gjenerale per holokaustin.9 nentori 1938 eshte data me e tmerrshme ne rradhen e diteve historike gjermane.

9 nentori i1989-es

Nje kontrast gjigand me 9 nentorin 1989 diten e renies se Murit te Berlinit. E pabesueshme ishte fjala qe degjohej me shpesh ate nate kur qytetareve te RDGJ-se ju hapen krejt papritur kufinjte. Ne fakt muaj me pare ishin zhvilluar demonstrata kunder regjimit totalitar te shtetit RDGJ. Mijera njerez kishin hyre ne ambasaden e RFGJ-se dhe te disa vendeve evropiano-lindore duke kerkuar azil politik. Presioni per te lehtesuar mundesine e levizjes se lire te qytetareve te RDGJ-se kishte muaj qe rritej nga dita ne dite. Por me ate qe ndodhi me 9 nentor 1989 nuk kish llogaritur kush Kur gjate nje konference nderkombetare ne Berlinin Lindor u deklarua se do te hynin menjehere ne fuqi ligje te reja per levizjen e lire nuk kishte me asnje mundesi per ti ndaluar masat. Dhjetera mijera njerez kaluan menjehere kufirin e brendshem te qytetit te ndare Berlin. Gezimi ishte ne kuptimin e plote te fjales pakufinj Pak me pare i linin njerezit te kalonin me rradhe por pastaj i hapen portat. Dhe tani mund te kalojme te gjithe pa treguar pashaportat apo gje tjeter. Pa kontrolle. Une skam leternjoftim me vete.

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift 9 nentor 1989

9 nentori shkruajti per here te katert histori gjermane

Pas kesaj nate nuk kishte me kthim mbrapa. E carae pare ne Murin e Berlinit solli shembjen e plote te sistemit te semure. Data 9 nentor shkruajti per here te katert histori gjermane - por kete rradhe histori te mrekullueshme. Kete fakt nuk e ndryshojne dot as veshtiresite qe solli ne Gjermani renia e Murit te Berlinit. Krijimi i njesise se brendshme ka nevoje per me shume kohe se sa ribashkimi shteteror.

Autor Marcel Frstenau / Sonila Harasani

Redaktoi Aida Cama

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›