E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama: Nuk tërhiqemi pa transparencë. Grupi i PS: Protestë e madhe në 14 maj

Partia Socialiste perfundon mbledhjen e saj te grupit, ku eshte vendosur qe nje miting te mbahet me 14 maj, dy jave nga fillimi i greves se urise. Nderkohe qe eshte vendosur edhe zhvillimi i protestave cdo dite. Opozita mblodhi paraditen e se dieles mbeshtetesit e saj, ne nje proteste, posacerisht per 9 majin diten kur Europa 65 vjet me pare fitoi mbi fashizmin. Edi Rama foli per kete dite por edhe per historine e themelimit te Europes se bashkuar me 9 maj 1950, ndersa iu kthye aktualitetit politik ne vend. Sipas tij cadrat ku jane vendosur po bejne histori, ndersa pushteti kercenon cdo familje me skamje.

• Këngëtarja Elsa Lila hyn në grevën e urisë
• Protesta, Tirana "blindohet" nga uniformat blu
• Rëndohet gjendja e grevistëve, një tjetër në spital

"Sot ne 9 maj te vitit 2010, ne zemer te Shqiperise, ne mes te bulevardit "Deshmoret e Kombit" eshte ngritur nje cader qe po ben histori. Dhe ne anen tjeter, ne te majte dhe ne te djathte te cadres qendrojne dy godina. E ndjejme se nga keto dy godina jo vetem nuk dalin ligjet qe ne duam, po nga keto dy godina del perdite fantazma e nje frike qe merr peng burra e gra, vajza e djem, i merr peng me kercenimin e skamjes", deklaroi Edi Rama.

Vendi i Shqiperise eshte ne Europe, por kutite pa e mbajne peng ate, tha lideri i opozites. "Ne duam nje Shqiperi te cliruar, nje Shqiperi te cliruar ne energjine e vet pozitive, per tu bere vertete si gjithe Evropa. Nuk na mungon asgje, na pengon vetem kutia e mbyllur e zgjedhjeve", vijoi Rama.

Ai ftoi qytetaret qe te mos qendrojne spektatore por ti bashkohen protestes. "Jo thjesht te duartrokasin prapa xhamave kur njerezit vijne per proteste, jo thjesht te buzeqeshin dhe te shkelin syrin, por te bashkohen sot me ne, neser me kundershtaret tane, pasneser perseri me ne", tha ai.

Deputet, aleat te Partise Socialiste, por edhe greviste, theksuan se kjo rezistence do te vazhdoj deri kur te plotësohen kërkesat e opozites, dhe iu be thirrje kryeministrit qe te reagoje. Gjate protestes, u detyrua te lere cadren grevistja Elisa Spiropali. Ajo u dergua ne spital per trajtim te specializuar.

Taulanta Boja Azhornuar së fundi ( e diel , 09 maj 2010 )

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›