E Diel, 1 Nëntor 2026

Vendimi rimbursimi me para ne dore ne kembin te pageses me bono

Çdo subjekt që ka paguar me para në dorë për legalizimin e një objekti informal apo shtesës së apartamentit, para se të hynte në fuqi ligji që mundësonte kryerjen e pagesës me bonon privatizimi, i ka lindur tashmë e drejta të rimbursohet. 

Këta persona duhet të paraqesin këkesën me shkrim pranë drejtorive të AlUIZNI-t në qarqe, për t’u rimbursuar në të holla kundrejt pagesës që ata do të kryejnë me bono. Në bazë të vendimit në fletoren zyrtare, i cili ka hyrë menjëherë në fuqi, 15 ditë brenda dorëzimit të kërkesës financiare, personat rimbursohet me para në dorë  në këmbim të pagesës që kanë kryer me bono privatizimi.

Drejtoria e Tiranës, së ALUIZN-it njofton se është duke pritur ndërkohë udhëzimin e ministrive, për të proceduar me njoftimin e atyre personave që kanë depozituar kërkesat e rimbursimit pranë drejtorive rajonale.

Referuar vendimit të qeverisë, qytetarëve u lind e drejta e rimbursimit vetëm me paraqitjen e dokumentiti financiar. Këtë dokument ata e kanë marrë pasi kanë bërë pagesën me bono privatizimi në banka, për atë pjesë që ata do të rimbursohen. 

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›