E Shtunë, 31 Tetor 2026

Policia e Shkodres fsheh statistikat e krimit

Vitin e kaluar ne Shkoder ndodhen 20 vrasje. Statistikat e mbajtura ne fakt tregojne per nje rritje te krimeve ndaj personit e sidomos te plagosjeve ku vec armeve te zjarrit ne shume raste perdoret edhe thika. Por nese kerkon statistika zyrtare ne Drejtorine e Policise se Qarkut Shkoder duke qene se analiza e vitit 2010 per kete qark eshte shmangur nuk ka te tilla te pergjithshme. Nga ana e pergjegjesve te jepet vetem nje statistike per 11 muajt e pare te vitit 2010 te cilat nuk jane te sakta.


Sipas Drejtorise se Policise nga muaji janar dhe deri ne muajin nentor jane evidentuar 14 vrasje prej te cilave jane zbuluar 13 ndersa nje vrasje ka ndodhur nga pakujdesia. Por nderkohe nga statistikat e mbajtura nga ngjarjet e botuara ne gazete rezulton se per te njejten periudhe te dhene nga policia ne te vertete kane ndodhur 17 vrasje me 18 viktima. Ketyre shifrave po ti shtojme edhe diten e fundit te vitit 2010 e con ne 20 numrin e vrasjeve dhe 21 te viktimave ku njera prej vrasjeve ne dhjetor ndodhi per shkak te pakujdesise.


Te pyetur lidhur me mungesen e analizes se vitit 2010 drejtuesit pohojne se nje gje e tille ka ndodhur per shkak te situates se emergjences qe ndodhi ne dhjetor ku Shkodra u perfshi nga permbytjet. Nderkohe nga drejtorite e ndryshme jo rralle analiza vjetore eshte zhvilluar edhe ne muajt pertej dhjetorit e megjithate nje justifikim i tille e ka lene te pazhvilluar analizen e policise se Shkodres duke mos treguar keshtu rritjen e krimit qe po ndodh ne kete qark.


Lidhur me vrasjet e ndodhura per kete periudhe dy mbeten krimet e pazbuluara te deklaruara ne komunikimet publike zyrtare te tyre ajo e biznesmenit Astrit Meshnuni dhe e efektivit te policise Kole Ndreshaj.

Nga ana tjeter po keta drejtues deklarojne se te dhenat per punen e ketij institucioni perfshire edhe kriminalitetin dergohen rregullisht cdo muaj ne Ministrine e Brendshme dhe Drejtorine e Pergjithshme te Policise.


Vrasje ne vitin 2010
Qarku Shkoder

EMRI E MOSHA E VIKTIMS DATA E VRASJES VENDI I VRASJES ZBULUAR
Eduart Thana 17 vjec 8.3.2010 Shkoder qytet Po
Astrit Meshnuni 41 vjec 12.3 2010 Shkoder qytet Jo
Zek Tonaj 33 vjec 4.4.2010 Breg Lumi Shkoder Po
Shan Preci 77 vjec 16.5.2010 Juban Shkoder Po
Tom Jakimi 39 vjec 17.5.2010 Bushat Shkoder po
Isa Sadik ela 79 vjec 31.5.2010 Domen Shkoder po
Hysen Sadik ela 76 vjec 31.5.2010 Domen Shkoder po
Lazer Pal Vuksani 67 vjec 15.6.2010 Vile Shkoder po
Ndoc Dede Voci Prroj 60 vjec 8.7.2010 Kir Shkoder po
Margarita Lekani Coli 41 vjece 9.7.2010 Aliaj Malesi e Madhe po
Marije e Kristiana Pjolli nene e vije 46 e 18 vjece 24.7.2010 Samerisht Shkoder po
Elson Vukatana 21 vjec 19.8.2010 Shkoder qytet Po
Paulim Frroku 30 vjec 28.8.2010 Tuc Puke Po
Kole Ndreshaj 41 vjec 29.8.2010 Rec Malesi e Madhe JO
Agim Leraj 13 vjec 12.9.2010 Lotaj Shkoder Po
Dritan Prroj 28 vjec 08.10.2010 Shkoder qytet po
Mimoza Gernishi Mehmetaj 30 vjece 09.10.2010 Shkoder qytet po
Sabah Ramadani 51 vjec 29.12.2010 Trush Shkoder po
Albert Dhampiri 30 vjec 31.12.2010 Shtoj Shkoder Po
Gjovalin Perlleshi 13 vjec 31.12.2010 Gojan i Vogel Puke po

Totali 20 vrasje 21 viktima

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›