E Diel, 1 Nëntor 2026

Vendimi, sa rriten pagat ne arsimin parauniversitar Luljeta Ndoka

Miratohet struktura e re e pagave ne arsimin parauniversitar, si dhe rritet vlera e shtesave per pozicion. Nga ana tjeter, rritet edhe paga e grupit, nga 13 mije leke, ajo behet 14 mije leke. Vendimi i djeshem i qeverise, eshte nje ogur i mire per te gjithe personelin mesimdhenes, apo drejtues te sistemit te arsimit parauniversitar, ne Shqiperi. Keshtu, vendimi i djeshem percakton fillimisht strukturen e re te pagave, duke i ndryshuar edhe numrin e pages se grupit, qe ka te beje me nivelin e formimit dhe arsimimit te gjithsecilit. Nga ana tjeter, paga e grupit nga 13 mije leke qe ishte, behet 14 mije leke. Ndryshime mjaft te medha kane pesuar shtesat per pozicion. Keshtu, nga 40.000 leke qe ka qene shtese per pozicion i drejtoreve te shkollave te mesme, te instituteve qe nuk shikojne e degjojne, apo drejtore konviktesh, shtesa per pozicion ka arritur ne 51.500 leke, pra 11.500 leke me shume. Rritje ka edhe per punonjesit mesimore, qe jane ne pozicionin e zv. drejtoreve te institucioneve te ndryshme arsimore. Nga 35.000 qe e kishin shtesen per pozicion, atyre kjo shtese u behet 50.000 leke, ose 15 mije leke me shume se sa ishte. Ajo qe vihet re dhe qe ndikon tek punonjesit mesimore qe kishin page te ulet, ka te beje me faktin se edhe atyre u eshte rritur shtesa per pozicion. Keshtu, deri tani, nje edukator femijesh dhe nje mesues ne ciklin e ulet ne shkollat 9-vjecare, e kishte shtesen per pozicion ne masen 19.300 leke, por tani kjo shtese u shkon ne 27.000 leke ne muaj. Duhet patur parasysh se rroga totale e cdonjerit prej punonjesve mesimore, behet e konsiderueshme po te kemi parasysh faktin se pervec ketyre shtesave, llogaritet edhe 2 perqindeshi i pages se grupit, si dhe shtesa per shkak te kualifikimit, sipas tre shkalleve. Struktura e pages mujore perbehet nga paga e grupit, sipas nivelit arsimor, te kerkuar nga vendi i punes, shtesa per vjetersi pune, jepet ne masen 2% pas cdo viti pune, deri ne 25 vjet dhe llogaritet mbi pagen e grupit si dhe shtesa e kualifikimi qe jepet ne masen 5%, per ata me deshmi kualifikimi te shkalles se trete, ne masen 10%, per ata me deshmi kualifikimi te shkalles se dyte, dhe ne masen 20%, per ata me deshmi kualifikimi te shkalles se pare. Efektet financiare, per vitin 2012, qe rrjedhin si rezultat i rritjes se pagave, do te perballohen nga fondet e parashikuara ne buxhetin e shtetit, per rritjen e pagave per vitin 2012. Nderkaq, mesohet se ky vendim hyn ne fuqi pas botimit ne "Fletoren zyrtare", dhe i shtrin efektet financiare nga data 15 korrik 2012.

"Une jam ketu sot, per t'u derguar nje mesazh te gjithe atyre qe marrin persiper te rrenojne brigjet e vendit, une ju jap fjalen e nderit, se 1 shtatori do te shenoje zbatimin me rigoroz te ligjit, nga Ksamili deri ne Velipoje. Te babezitur qe ndertoni ne rere, tregoni se morali juaj eshte inekzistent, ne nje kohe kur ke nje siperfaqe te pafundme, ku mund te ndertosh."

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›