E Diel, 1 Nëntor 2026

Kreu i zyrës serbe për Kosovën, Vulin do të vizitojë provincat veriore

Beograd- Drejtori i zyrës për Kosovën në qeverinë serbe, Aleksandër Vulin do të vizitojë Kosovën të premtën dhe të shtunën, ka njotuar zyra e tij e cituar nga televizoni B92.

Siç raporton media serbe mësohet se zoti Vulin do të takojë popullsisnë serbe në Kosovë, në vizitën e tij të parë që kur mori drejtimin e kësaj zyre.

B92 thotë se ai do të shkojë në Prizren, Shtërpce, Rahovec dhe Hoçë të Madhe. Ndërsa në Prizren Zoti Vulin do të vizitojë kishën Shën Archangels dhe seminarin e Prizrenit. Sipas njoftimit Zoti Vulin gjithashtu do të vizitojë manastirin e Zoçishtës.

Drejtori i Zyrës së Qeverisë Serbe për Kosovën, Aleksandër Vulin dy ditë më parë deklaroi se Serbia është e gatshme të vazhdojë dialogun më Prishtinën por në asnjë rast nuk do të pranojë shantazhe.

Ai theksoi se Beogradi nuk do të nisë dialogun me kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi derisa akuzat në të cilat ai është përfshirë mbi trafikimin e organeve dhe krime të tjera lufte kundër serbëve të jenë investiguar të gjitha.

Dorina Bilbili/IDEA/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›