"A place in the Sun", i jep ekskluzivitet Shqiperise
Ndersa e ka vleresuar edhe here te tjera pozitivisht, per perfitimet qe paraqet ne fushen e pasurive te patundshme, kete here, media e njohur "A place in the Sun", i jep Shqiperise mundesine e paraqitjes ekskluzive ne nje panair te posacem, qe do te mbahet per prezantimin e te tilla pasurive. I parashikuar te zhvillohet ne muajin shtator ne Birmingham te Britanise se Madhe, ky panair do t'i lere nje vend te vecante Shqiperise, si nje vend atraktiv per te investuar ne territorin e saj. "Shqiperia ekskluzive, ne "A place in the Sun-live", - citon kryetitulli i revistes. Ndersa pohon gjithashtu, se ky vend eshte nje destinacion ne zhvillim per bleresit e prones jashte shtetit. "Ajo ka nje bregdet te bukur ne Detin Adriatik dhe Jon, duke ofruar disa nga pronat me cmimin me te ulet ne rajonin e Mesdheut", - citohet me tej. Konkretisht, ne panairin e organizuar ne "NEC Birmingham", per here te pare do te ofrohet nje game e gjere e pronave dhe mundesive te investimit ne Shqiperi, nga Saranda ne jug, e deri ne majen me te larte te veriut, ne Velipoje. "Ligji shqiptar nuk ka kufizime mbi pronesine e huaj te pasurive te patundshme, - thuhet ne shkrim, - dhe specialistet do te sigurojne te gjithe pjesemarresit me te gjithe informacionin e nevojshem, mbi keto objekte". Gjithashtu, ne artikullin e revistes britanike citohet se, Shqiperia eshte nje nga vendet me barren fiskale me te ulet ne rajon, shitja e pasurive te patundshme dhe toka nuk jane subjekt i taksave dhe nuk ju nuk duhet te paguani asnje takse pasurie. Duke i ofruar nje mundesi ekskluzive mbi pamjet, objektet dhe informacionin me cilesor mbi vendin tone, "A place in the Sun" mbetet keshtu mundesia me e mire per te bere te njohur pronat shqiptare, ne Mbreterine e Bashkuar.