E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vendndodhja e kolonelit libian Muamar Gadafi eshte ende e panjohur

Vendndodhja e kolonelit Muamar Gadafi është ende e panjohur edhe pse kryengritësit thonë se ai ndodhet ende në Tripoli.

1.7 milionë dollarë janë ofruar për atë që kap ose vret liderin libian.

Ndërkohë në kryeqytet, vijojnë luftimet ku forcat qeveritare mbeten ende rezistente.

Gadafi në një mesazh-audio ka premtuar se do të luftojë deri në fund.

Ndërkohë, katër gazetarë italianë janë rrëmbyer nga persona të armatosur në rrugët lidhëse mes Zauaijas dhe Tripolit në Libi.

Gazetarët, dy punonjës për llogari të “Corriere della Sera”, një për “Avvenire” dhe tjetri për “La Stampa”, janë zhveshur e më pas u janë dorëzuar forcave besnike të Gedafit.

Siç pohojnë mediat italiane, ata mbahen të mbyllur në një shtëpi në një fshat.

Ministria e Jashtme italiane njoftoi se të katër gazetarët janë mirë dhe se po punohet për lirimin e tyre.

Bashkimi Europian dhe Shtetet e Bashkuara me anë të një deklarate dënuan

Pengmarrjen e tyre si dhe kërkuan lirimin e menjëhershëm te katër gazetareve.

Fuqitë botërore po ndërtojnë një strategji të re për hapat që do të ndërmerren në marrëdhëniet me Libinë.

Shtetet e Bashkuara pritet te paraqesin një Rezolutë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, e cila do të zhbllokonte pasuritë libiane prej 1,5 miliardë dollarësh për t’u përdorur për nevoja humanitare.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›