Vijojne luftimet ne Libi rebelet te fokusuar ne disa zona ne lindje
Update - Rebelët janë fokusuar në disa zona në lindje të vendit, në përpjekje për të gjetur vendndodhjen e kolonelit Muamar Gadafi.
Ndërkohë, kreu i rebelëve, Mahmud Xhibrili, tha se ishte duke kërkuar ndihmë ekonomike.
Prioritet i menjëhershëm mbeten shpenzimet humanitare si dhe të paguhen pagat e punonjësve.
Mediat ndërkombëtare thonë se rindërtimi i infrastrukturës së Libisë, prej muasjh e shkatërruar si pasojë e luftimeve, do të jetë afatgjatë.
Forcat besnike të kolonelit Muamar Gadafi vazhdojnë të kenë nën kontroll qytetin e tij të lindjes, Sirte, si dhe të gjitha bazat kryesore në jug të Libisë. NATO, përmes një deklarate, tha se ka goditur përreth Tripolit dhe Sirtes ku vuri në shënjestër objekte ushtarake.
Ministri britanik i Mbrojtjes, Liam Fox, konfirmoi se Aleanca po ndihmon kryengritësit për të gjetur Muamar Gadafin.
Vendndodhja e tij nuk dihet ende, ka spekullime se mund të jetë strehuar pikërisht në Sirte, apo zëra të tjerë që thonë se ka përdorur tunelet në Tripoli për t’u larguar fshehurazi nga qyteti. Këshilli Kombëtar i Tranzicionit vuri 1.7 milionë dollarë për kokën e tij dhe garantoi amnisti për bashkëpunëtorët e Gadafit që do ta gjejnë të gjallë apo të vdekur.
Qeveria italiane dhe qeveria tranzitore në Libi, kanë rënë dakord për një marrëveshje bashkëpunimi. Kështu është shprehur kryeministri italian, Silvio Berlusconi gjatë konferencës së përbashkët të zhvilluar me kreun e Këshillit Tranzitor të Libisë, Mohamed Xhalil.
Berlusconi gjatë fjalës së tij ka deklaruar se Italia do të ndihmojë qeverinë e përkohshme. Qeveria italiane do japë një këst të parë prej 350 milionë euro për Libinë.
Kryeministri, Silvio Berlusconi ka dhënë mbështetje për trajnimin e policisë dhe ushtrisë së shtetit të ri, të Libisë.
Shtetet e Bashkuara i paraqitën një projekt/rezolutë Këshillit të Sigurimit të OKB-së përmes të cilës i kërkuan zhbllokimin e aseteve në vlerën e 1.5 miliardë dollarëve për nevoja humanitare. Votimi i saj pritet të bëhet të enjten ose të premten.