Vendnumerim
NgaSHKELZEN MALIQI
Personalisht nuk kam aspak besim ne koalicionin dhe qeverine e re qe po krijohet. Treshi i madh qe do te udheheqe me shtetin Hashim Thaci Behgjet Pacolli dhe Jakup Krasniqi - kuptohet nese qe te tre e fitojne besimin e Kuvendit cka posacerisht eshte ceshtje sfiduese per Pacollin - nuk jane figura qe garantojne nje qeverisje ndryshe me vizionare dhe me te mire sec e kemi pasur ne mandatin e kaluar. Nese kihet parasysh se posti i kryetarit te
Kosoves eshte me shume protokollar dhe nuk eshte edhe aq i pushtetshem sa perceptohet zevendesimi i Fatmir Sejdiut me Behgjet Pacollin nuk do te duhej te sillte ndonje ndryshim cilesor ne qeverisjen e Kosoves ku autoritete kryesore te shtetit do te mbesin dy personalitete te PDK-se kryeministri Thaci dhe kryeparlamentari Krasniqi.
Bile pushteti i tyre do te jete edhe me i shprehur nese kemi parasysh se Fatmir Sejdiu kishte pas vetes LDK-ne si force te dyte politike ne vend nderkaq qe Pacolli vjen nga nje koalicion partish qe eshte ne fund te listes se atyre qe e kane kaluar pragun zgjedhor me nje perqindje jo aq impresive per nje koalicion te shtate partive Pacolli me shume imponon si figure ne vete dhe biznesmen i pasur dhe me ambicie politike personale se sa si drejtues i nje formacioni politik serioz apo me perspektive. Dhe per dallim nga Sejdiu qe per nje kohe te gjate e mbajti formalisht te ngrire nderkaq efektivisht e kishte aktiv postin e kryetarit te partise Pacolli do te duhej te dorehiqej menjehere nga kreu i AKR-se sepse do te jete nen mbikeqyrje permanente te opinionit e per me shume do te jene nen vezhgim permanent edhe lidhjet e tij eventuale me bizneset e shumta qe ka ne Kosove si dhe jashte Kosoves per te hetuar nese jane raste te konfliktit te interesit me te qenit kryetar i Kosoves qe perfaqeson interesat e te gjithe qytetareve te Kosoves e jo te tijat private ose te korporatave ekonomike qe kane lidhje me bizneset e tij.
Megjithate per vleresimin e kapaciteteve te qeverise se re te Kosoves duhet te presim dhe te shohim se si do te komponohet sa do te jete ajo kompetente dhe me duar te pastra si dhe sa do te jete inventive ne hartimin e programit dhe te prioriteteve te pergjithshme dhe sektoriale te qeverisjes. Si cdo qeveri qe inaugurohet edhe kjo e ka te drejten qe ti kete 100 dite te konstituimit dhe te detajizimit te programeve e te menyres se realizmit.
Vetem se kriza e gjate e qeverisjes dhe vakumi gati gjysmevjecar nuk i jep kesaj qeverie luksin e qetesise 100-diteshe. Opozita e forte dhe me plot pakenaqesi dhe inate e edhe disponimi i opinionit dhe mediave do te kerkojne qe shpalosjet dhe synimet strategjike te qeverise se re te behen publike sa me pare.
Sa i perket strategjise se partive opozitare LDK AAK dhe Vetevendosja ato me gjasa si objektiv kryesor do ta kene insistimin qe sa me pare te mbahen zgjedhjet e reja duke e konsideruar kete qeveri si jo plotesisht legjitime te dale nga zgjedhjet e manipuluara dhe me perberje qe ne te vertete nuk eshte perfaqesuese e interesave te shumices se qytetareve.
Sado qe qeveria e re do te jete ne rregull me numra dhe mandatet fakti se mazhoranca do te jete relativisht e brishte do te motivoje opoziten qe te sulmoje cdo here qe kjo eshte e mundshme shumicen e votave ne Kuvend per te provokuar renien eventuale te parakohshme te qeverise.
Por per momentin nuk eshte e qarte se si do te funksionoje opozita qe do te kete 53 mandate por nuk eshte edhe aq unike ne objektivat dhe programet.
Nese mund te supozohet nje afri relative mes LDK-se dhe AAK-se qe madje disa e shohin edhe si formacion qe ne te ardhmen mund te shkrihet ne nje parti konkurruese ndaj PDK-se supozohet se ky eshte objektivi kryesor i Ramush Haradinajt qe nje dite te kthehet ne pushtet duke bashkeqeverisur me LDK-ne enigma me e madhe ne Kuvendin e ardhshem e edhe ne zhvillimet politike ne te ardhmen e afert dhe ate afatmesme do te jete platforma dhe paraqitja e Vetevendosjes.
Taktika e kombinimit te politikes se protestave dhe te rruges qe ka qene Vetevendosja qe e njohim deri me sot me politiken e ndikimit permes Kuvendit qe duhet ta udheheqe grupi parlamentar i Vetevendosjes nuk mund te harmonizohet aq lehte si nje teresi konsistente. Rasti me sulmin ndaj rektorit te UP qe me pasojat mund te cilesohet edhe si akt i terrorit tregon se sa sfiduese eshte strategjia e tille. Ky rast Vetevendosjen politike e la praktikisht pa tekst dhe pa deklarim te qarte publik dhe ashiqare sinjalizon se Albin Kurti do ta kete shume veshtire te rrije ne dy karriget njekohesisht.
Kurse sa i perket berjes se opozites nuk eshte aspak e qarte sa mund te harmonizohet Vetevendosja me objektivat strategjike te LDK-se dhe AAK-se.
Per stabilizimin e pushtetit dhe te shtetit te Kosoves mbase eshte mire qe kesaj here do te kemi nje opozite relativisht te forte ne Kuvend. Por deshperues eshte fakti se edhe opozita aktuale nuk eshte formacion qe prodhon alternativa te besueshme te politikave dhe te qeverisjes me te mire.
Edhe opoziten qe kemi une e shoh si faktor potencial te vendnumerimit. Por per aq sa qeveria e ka shansin qe te tregohet se ka kapacitete per ndryshime pozitive edhe opozita e ka shansin qe sado-kudo te avancoje performancen e saj.