E Enjte, 5 Nëntor 2026

Vendoret e 14 majit/ Alibeaj mbledh grupin parlamentar, mungon Tabaku (ARSYEJA)

Enkelejd Alibeaj ka mbledhur grupin parlamentar të Partisë Demokratike dhe KRYESINË.

Në fokus të diskutimit të tyre do të jenë zgjedhjet vendore të 14 majit dhe regjistrimi i PD në KQZ.

Ndërkohë që një pjesë e deputetëve demokratë që mbështesin grupimin e Alibeajt janë të pranishëm në mbledhje, ndërsa disa të tjerë, mes tyre edhe Jorida Tabaku, mungojnë për shkak se ndodhen jashtë Shqipërisë.

Deputetë të PD prezentë në mbledhje:

1.Kreshnik Çollaku

2.Dashnor Sula

3.Andia Ulliri

4.Gazment Bardhi

5.Flutura Açka

6.Dhurata Çupi

7.Zheni Gjergji

8.Enkelejd Alibeaj

9.Eralda Bano

10.Saimir Korreshi

3 deputetë që nuk janë në mbledhje pasi janë jashtë Shqipërisë:

Jorida Tabaku

Lefter Gështenja

Arbi Agalliu

Anëtarët e kryesisë prezentë:

Fitim Zekthi

Gazment Koduzi

Marash Logu

Roland Bejko

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›