E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Emisioni ‘Publikisht’ në RTSH, debate mes Zogajt dhe Gjokutajt për regjistrimin e PD-së në zgjedhje

Regjistrimi i PD-së në zgjedhjet vendore të 14 majit 2023, afati për plotësimin e dokumentacionit, por edhe qëndrimet e palëve brenda PD-së për këtë proces, kanë qenë në qendër të debatit në emisionin “Publikisht” të Blerta Tafanit në RTSH. Analisti Preç Zogaj, u shpreh se Gjykata e Apelit ka folur duke i dhënë të drejtë grupit të Alibeajt. Sipas tij, PD do regjistrohet në zgjedhje.

“Nuk ka asnjë mundësi që të mos regjistrohet në zgjedhje. Jemi në një fazë që flasin juristët. Komisioneri është kompetent dhe ka dhënë një vendim objektiv”- ka thënë Zogaj.  

Ndërsa juristi, Genc Gjokutaj, u shpreh se çështja tashmë është që “do të firmosë Luli, apo nuk do firmosë Luli”. Sipas tij, forma e përfaqësimit të dyshes Alibeaj- Basha, bie ndesh me Kodin Zgjedhor.

“Është zhdukur prej një viti. Tani del se është gjithëkush pa bërë asgjë. Apeli nuk ka dhënë zgjidhje. Ja ka kaluar KQZ-së. Si të firmosë Luli, si të mos firmosë, çështja do të shkoj në KAS. Në të dyja rastet çështja shkon në KAS. Alibeaj do godasë në KAS kryetarllëkun e Lulit. Komisioneri ka bërë maksimumin që të jetë në rregull. Por ai nuk do të zgjidh konfliktin mes Bashës dhe Alibeajt”- u shpreh Gjokutaj.

Ndërsa analisti Mentor Kikia vlerëson se dorëheqja në televizor duke mos çuar shkresën, nuk është serioze.

Sipas tij, komisioneri I KIQZ-së ka qenë objektiv, pasi u ka kërkuar atyre që morën vulën, të sjellin edhe shkresën zyrtare me vulë dhe firmë që të regjistrohen në zgjedhje.

Ndërsa, sipas analistit, Bledian Koka, Basha ka mashtruar edhe SHBA dhe BE kur deklaroi dorëheqjen, pasi, sipas tij, faktet po tregojnë se ai është ende kryetar i PD-së.

“Ka ikur por e la litarin e ka lënë jashtë. Në momentin që kryetari ikën mblidhet Këshilli Kombëtar dhe zgjedh të riun, gjë që ai s‘e ka bërë“- tha Koka.  

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›