Vendoret e pjesshme, Celibashi miraton Lëvizjen e Legalitetit si subjekt zgjedhor

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ), Ilirjan Celibashi, ka ndërmarrë sot hapa të tjerë drejt finalizimit të listës së subjekteve dhe kandidatëve që do të marrin pjesë në zgjedhjet e pjesshme vendore për kryetar bashkie, të caktuara për datën 9 nëntor 2025.
Vendimi i parë i rëndësishëm i KSHZ-së ishte regjistrimi i Partisë Lëvizja e Legalitetit (LL), me kryetar Shpëtim Axhanin, si subjekt zgjedhor. Ky regjistrim i jep të drejtën partisë të kandidojë në garën për kryetarët e bashkive ku do të mbahen zgjedhjet e pjesshme.
/rtsh.al/