E Diel, 1 Nëntor 2026

Qeveria emëron Besjan Kadiun, Elona Hoxhën, Fatmir Gurin dhe Vilma Premtin, si zëvendësministra në Infrastrukturë, Drejtësi, Bujqësi dhe Diplomaci

Këshilli i Ministrave ka miratuar sot një sërë vendimesh për emërime në nivele zëvendësministrash. Vendimet janë marrë në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe me propozim të Kryeministrit Edi Rama.

Emërimet e reja, të cilat hyjnë në fuqi menjëherë pas botimit në “Fletoren Zyrtare”, janë si më poshtë:

Besjan Kadiu emërohet Zëvendësministër i Infrastrukturës dhe Energjisë.

Elona Hoxha emërohet Zëvendësministër i Drejtësisë.

Fatmir Guri emërohet Zëvendësministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.

Vilma Premti emërohet Zëvendësministër për Evropën dhe Punët e Jashtme.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›