E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Vendoret te bashkepunojne ne sherbim te qytetarit"

Presidenti Bamir Topi, u beri thirrje dje krereve te pushtetit vendor, te lene menjane debatet politike dhe te bashkepunojne me njeri-tjetrin ne funksion te politikave per qytetarin. I pranishem ne Konferencen per "Praktikat me te mira te Qeverisjes Vendore", organizuar nen kujdesin e USAID, kreu i shtetit kerkoi me shume bashkepunim mes krereve vendore. Drejtues te cilet vijne nga forca te ndryshme politike. "Kemi hasur dhe vazhdojme te hasim probleme, te cilat mund te jene te ngjashme, per sa i perket funksionimit te institucionit te Kryetarit te Bashkise, apo bashkepunimit te tij me Keshillin Bashkiak, apo me Keshillin Komunal. Ka raste kur per shkak te konjukturave te ndryshme politike, sikurse kane qene edhe disa eksperienca te koheve te fundit, ne mjaft raste kemi nje mungese te funksionimit normal te ketyre institucioneve", ngriti si shqetesim Presidenti. Ne keto kushte, ai beri thirrje, qe pavaresisht se si jane konjukturat politike, te gjithe duhet te gjejne vullnetin dhe mirekuptimin qe te bashkepunojne midis tyre, sepse tek e fundit qe te gjithe punojne ne funksion te qytetit tuaj, te komunave qe ato mbulojne dhe pse tek e fundit perfaqesojne voten e qytetareve, te cilet i kane votuar ne zgjedhjet e pushtetit vendor. Pa hyre ne raste konkrete, Presidenti Topi tha se mungesa e pergjegjshmerise, mungesa e demonstrimit politik ne disa momente bejne qe te mos zbatohen, te anashkalohen apo te zvarriten projekte shume te rendesishme. "Keshtu qe jam ketu per te inkurajuar. Politika, institucionet, strukturat e pushteti vendor kane detyrimet e tyre ndaj qytetarit. Jam i bindur qe ju do te dini te bashkepunoni me te gjithe institucionet, ne menyre te vecante me ekzekutivin", vijoi ai.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›