E Diel, 1 Nëntor 2026

"Duam tre zv.ministra, nuk jemi takuar me Berishen"

Kryetari i Partise per Drejtesi dhe Integrim, Tahir Muhedini, vleresoi dje se numri i vogel e marra nga partia e tij, erdhi si pasoje e thirrjes per votimin e Partise Demokratike. Gjate nje komunikimi me mediat te dhene nga selia e partise came, Muhedini kerkoi nga Kryeministri Berisha tre zevendesministra. "Ne kemi bere gabim taktik, pasi kemi bere thirrje qe ne zonat ku ka popullsi te madhe te came, perkrahesit tane te votojne Partine per Drejtesi dhe Integrim, kryesisht ne Fier dhe ne Vlore", u shpreh Muhedini. Sipas tij, ne zona te tjera, kane bere thirrje te votojne PD-ne, si aleati tyre. Ndersa lideri i partise came solli ne vemendje se Berisha deklaroi qe perfaqesimi ne Qeveri do te jete mbi bazen e numrit total te votave. "Prandaj ne kemi kete numer te vogel votash, kjo pasi beme thirrje per Partine Demokratike. Ndersa republikanet bene thirrje ne te gjithe Shqiperine qe te votohet partia e tyre. Ne kerkojme 3 zevendesministra", deklaroi kreu i Partise per Drejtesi dhe Integrim. Ne fund te fjales se tij, Tahir Muhedini pershendeti raportin perfundimtar te OSBE-ODHIR, per vleresimin e zgjedhjeve parlamentare ne Shqiperi. Ai theksoi se vleresimi me nota realiste dhe tendenca per progres ne keto zgjedhje, i ben optimist te per sfidat e ardhshme integruese.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›