E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vendos qeveria: Çmimi i pronave, i hiqet kompetenca Kuvendit

Komisioni i Ekonomisë

Debat në Komisionin e Ekonomisë për ndryshimin e ligjit. Opozita kundër caktimit të çmimit të kompensimit nga qeveria.

Ekonomia, ok shtyrjes së afatit të kompensimit deri në prill 2014.

Qeveria do të jetë ajo që në bazë të një metodologjie të re, do të përcaktojë çmimin e tokës për kompensimin e ish-pronarëve. Ndryshimet në ligjin për kthimin dhe kompensimin e pronës, të cilat janë diskutuar dje në Komisionin Ekonomisë, kanë hasur në kundërshtimin e opozitës për një sërë pikash. Përfaqësuesja e Ministrisë së Drejtësisë, Elona Syla, sqaroi dje edhe ndryshimet që vijnë në ligj, ku mes të tjerash u shpreh se vlerësimi për çmimin e tokës do të bëhet në bazë të tri parimeve: vlera e tregut, qëllimi i përdorimit të tokës dhe lloji i pasurisë. Po kështu ajo sqaroi edhe pjesën që lidhet me kalimin e kompetencave nga Parlamenti për gjykimin e metodikës, te Këshilli i Ministrave. Në këtë projektligj janë miratuar standardet e vlerësimit të pasurisë së paluajtshme. Këto janë të sanksionuara me ligj dhe miratohen nga Parlamenti, kurse sa u përket kritereve të veçanta që kanë të bëjnë me aspekte shumë teknike dhe që lidhen kryesisht me formula, përshkallëzime, shifra, data, që do të jenë objekt pune i një grupi të gjerë ekspertësh, këto do ti lihen për miratim Këshillit të Ministrave, sqaroi Syla. Por kjo është kundërshtuar nga deputetët e opozitës, të cilët nuk janë shprehur kundër metodologjisë së re, por nuk kanë rënë dakord për heqjen e kompetencave të Parlamentit. Erjon Braçe e barazoi këtë në një konflikt të pastër interesi, pasi nuk mund të jetë qeveria që duhet të kompensojë pronarin ajo që vendos çmimin për pronën. Diskutimi është parimor: nuk mundet që të përcaktojë vlerën e pronës sime një institucion që ka marrë përsipër që të më kompensojë në vlerë në natyrë. Është qeveria dhe nuk mundet që po kjo të bëjë vlerësimin e pronës sime. Pavarësisht standardeve që do të aplikojë. Prandaj është vendosur Parlamenti dhe prandaj duhet të jetë prapë Parlamenti. Në një rast tjetër, ky është konflikt i hapur interesi, tha Braçe.
Shtyhet afati
Komisioni i Ekonomisë miratoi projektligjin Për kthimin e kompensimin e pronave, duke i dhënë miratim edhe shtyrjes së afatit. Fillimisht afati për procesin u shty me një vendim qeverie, ku u caktua që përfundimi do të ishte në prill të vitit 2013. Ndërkohë, Ministria e Drejtësisë, nga shtatori 2011 e në vijim, deri këtë muaj, ka vijuar me hartimin e draftit të strategjisë së pronësisë, ku përcaktohet që procesi i kthimit dhe kompensimit të shtyhet deri në prill 2014. Sa i përket afatit, projektligji është përcjellë në Këshillin e Ministrave në shtator 2011 dhe ishte në gjendjen që e keni ju sot, dhe në atë kohë në harkun shtator 2011-prill 2012, Ministria e Drejtësisë ka zhvilluar strategjinë e të drejtave të pronësisë. Aktualisht është një draft që po shkon drejt finalizimit. Është konsultuar me aktorët dhe në këtë draft-strategji parashikohet që afati për kompensimin e pronave të jetë brenda vitit 2014, u shpreh Syla.

Debati per pronat
Elona Syla:
Në nenin 1 përcaktohen parimet ku do të bazohet vlerësimi i pasurive të paluajtshme, i cili do të shërbejë si vlerësim jo vetëm për kthimin e kompensimin e pronës, por dhe për të përcaktuar vlerësimin e pronës shtetërore dhe për të bërë llogaritjen e tatimit të fitimit të pronësisë. Parimet mbi të cilat mbështetet ky vlerësim do të jetë vlera e tregut, qëllimi i përdorimit të tokës, ashtu si dhe lloji i pasurisë. Këto janë standardet ku do të bazohet vlerësimi i pasurisë së paluajtshme.
Erjon Barçe: Unë kam dy pyetje dhe kanë të bëjnë me ndërhyrjen që bëni në nenin 1, pika 3. Sipas ligjit ekzistues, metodologjinë dhe kriteret e vlerësimit të pronës i propozonte AKKP dhe i miratonte Kuvendi, ndërkohë që kjo e drejtë i hiqet Kuvendit dhe i jepet qeverisë. Cila është arsyeja që përjashtohet Kuvendi nga njohja e metodologjisë? Normalisht, bëni një ndërhyrje në nenin 28, ku zgjasni afatin nga 31.12 2011 në 30.4 2013. Ky afat ka qenë i vendosur për ta detyruar qeverinë që brenda datës 31.12.2011 të miratonte fondin e pronave, pasuri e paluajtshme shtetërore, që vihen në dispozicion për kompensim fizik dhe pastaj mënyra e vendosjes së këtyre pronave tek AKKP për të shlyer detyrimet e kompensimit. Dua të di, ky fond është krijuar? Çfarë ka penguar që përmes këtij fondi të kompensoheshin pronarët?
Elona Syla: Në këtë projektligj janë miratuar standardet e vlerësimit të pasurisë së paluajtshme. Këto janë të sanksionuara me ligj dhe miratohen nga Parlamenti, kurse sa u përket kritereve të veçanta që kanë të bëjnë me aspekte shumë teknike dhe që lidhen kryesisht me formula, përshkallëzime, shifra, data, që do të jenë objekt pune i një grupi të gjerë ekspertësh, këto do ti lihen për miratim Këshillit të Ministrave. Lidhur me zgjatjen e afatit dhe fondin që do të përdoret për kompensimin e pronarëve, duhet theksuar se qeveria ka miratuar tri vendime qeverie me të cilat ka bërë të mundur kalimin në këtë fond kompensimi fizik të disa lloj pronash, ku përfshihen rreth 71 mijë hektarë pyje, mbi 17 mijë hektarë tokë bujqësore dhe mbi 100 objekte. Aktualisht, të gjitha këto objekte janë në proces verifikimi nga AKKP, çka do të thotë që po verifikohet gjendja juridike e tyre. Për këtë arsye, është kërkuar të shtyhet afati i krijimit të këtij fondi kompensimi.
Mimi Kodheli: Bazuar dhe në pyetjen që bëri kolegu Braçe, dua të di, sipas kujt vlerësimi është kaluar afati nga 31.12.2011 në 30.4 2013, sepse sipas meje, kjo datë më lë pak në dyshime? Jemi ekzaktësisht ditën e fundit mbasi mbyllet gjithë procedura qeverisëse dhe hyjmë në fushatë elektorale.
Elona Syla: Sa i përket afatit, projektligji është përcjellë në Këshillin e Ministrave në shtator 2011 dhe ishte në gjendjen që e keni ju sot, dhe në atë kohë, në harkun shtator 2011-prill 2012, Ministria e Drejtësisë ka zhvilluar strategjinë e të drejtave të pronësisë. Aktualisht është një draft që po shkon drejt finalizimit. Është konsultuar me aktorët dhe në këtë draft-strategji parashikohet që  afati për kompensimin e pronave të jetë brenda vitit 2014. Ajo çfarë do të thosha unë, do të ishte të shtyhej afati i parashikuar në projektligj për prill 2013, në prill 2014, në kuadër të strategjisë së pronësisë.
Edmond Spaho: Keni ndonjë statistikë për kërkesat për kthim dhe kompensim, dhe sa janë adresuar në momentin që po flasim? Zgjatja e afatit përfshin edhe të drejtat e aplikimit për ata që nuk kanë aplikuar deri më sot?
Elona Syla: Në lidhje me numrin e aplikimeve dhe nevojën e shtyrjes së afatit vlen të theksohet se aktualisht në AKKP po trajtohen rreth 6 mijë kërkesa fillestare për njohjen e kompensimit, nga të cilat 1500 kërkesa janë për vendosje në afat me vendim gjykatë, të ardhura gjatë vitit 2011. Në lidhje me shtyrjen e afateve të parashikuara do të duhet të sqarohet që shtyhet afati i procesit të shqyrtimit si dhe i atyre që fitojnë të drejtën me anë të vendimeve në Gjyqësor.
Florion Mima: Përveç kompensimit të vlerës së pronarëve, vlera e tokës që do të dalë nga kjo metodologji, e bazuar në standardet ndërkombëtare,  do të përdoret për qëllime legalizimi. Unë kam gati 6 mijë ndërtime pa leje në zonën ku jam deputet dhe ato kanë nisur një procedurë bazuar te kuadri ligjor ekzistues, që është i ndarë. Do ti prekë kjo te fatura që do të paguajnë për tokën për të cilën ato do të marrin legalizimin?
Elona Syla: Lidhur me legalizimet, ata tashmë kanë paraqitur kërkesat e t

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›