Thaçi: Popullata turke pjesë e proceseve historike në Kosovë
PRISHTINË- Kryeministri kosovar, Hashim Thaçi, në manifestimin për Ditën memoriale të Turqve në Prizren tha dje në mbrëmje se, "ky komunitet është pjesë e proceseve historike të Kosovës".
"Në kalendarin e Festave Memoriale të Republikës së Kosovës, 23 prillin e shënojmë me dinjitet dhe krenari, si Ditën Memoriale të turqve të Kosovës", theksoi Thaçi.
Kreu i qeverisë kosovare vlerësoi se popullata turke e Kosovës është pjesë e komuniteteve të vendit tonë, që luajti rol të rëndësishëm shoqëror, politik dhe kulturor, duke paraqitur pasuri të spektrit të gjerë të komuniteteve në Kosovë.
"Popullata turke natyrshëm dhe në harmoni me interesat e veta dhe të shumicës së qytetarëve të Kosovës, ishte pjesë e proceseve historike që çuan drejt lirisë dhe pavarësisë së Kosovës", tha kryeministri Thaçi.
Sipas tij, në të gjitha periudhat historike të Kosovës moderne komuniteti turk luajti rol pozitiv, duke ruajtur dhe kultivuar harmoninë, miqësinë, tolerancën dhe respektin me komunitetet tjera dhe popullatën shumicë të Kosovës.
"Turqia ka luajtur rol të rëndësishëm në përkrahjen e luftës së drejtë të Kosovës në vitin 1998- 1999, duke u bërë pjesë e fushatës së NATO-s që u kurorëzua me përfundimin e suksesshëm të luftës për çlirimin e Kosovës", përkujtoi ai.
Dita Memoriale e Turqve të Kosovës festohet tradicionalisht dhe institucionalisht pas shpalljes së pavarësisë në 17 Shkurtin historik 2008 dhe hyrjes në fuqi të Kushtetutës, sipas ligjit për festat zyrtare të shtetit të ri.
Më 23 maj 2008, rreth tre muaj pas shpalljes së pavarësisë, Kuvendi i Kosovës ka miratuar Ligjin për festat zyrtare në Republikën e Kosovës, ku përfshihen edhe ditët memoriale.